
Disa arsye pse duhet të zgjidhni linjën e re të televizorëve Samsung OLED 77’’
Tencencat e fundit të televizorëve janë gjithnjë në zhvillim për të ofruar eksperienca fantastike në shtëpinë...
Jo shumë trende të viteve '90 kanë arritur të bëjnë një rikthim aq të vrullshëm në modë sa pantallonat dhe fundet Cargo. Ishin fillimisht vajzat e suksesshme të grupit "Destiny’s Child" që do t'i bënin pjesë të perfomancave të tyre për t'u shndërruar më pas një trendin e kohës. Rreth këtyre viteve, fundet Cargo ishin mjaft popullore, sidomos në momentet legjendare që yjet pëpiqeshin t’u shpëtonin fotografëve në tapetin e kuq të çmimeve të MTV-së. Me stilin ushtarak, prerjen e gjerë, xhepat e mëdhenj dhe ngjyrat jeshile, gri e kaki, VIP-at dukeshin bukur pa shumë lodhje.
Këto funde, të preferuarat e Bella Hadid dhe Hailey Bieber, janë të guximshme, lehtësisht të kombinueshme dhe të rehatshme ndaj nxitoni t'i bëni që sot pjesë të gardërobës tuaj.
Nëse jeni në kërkim të një veshjeje më të veçantë nga e zakonshmja, bëjeni fundin Cargo pjesë të stilit suaj. Ne do t’ju këshillonim kombinimin me aksesorë të tjerë të viteve ’90 si bluzat e shkurtra me të cilat duket pak beli, çanta të vogla dhe sandale me platformë për stinën e pranverës. Gjithashtu, ju mund t’i kombinoni me bluza dhe kanotiere mini të cilat rrinë ngjitur pas trupit, sikurse me bluza më të gjera të së njëjtit stil. Të gjithë mund të gjejnë diçka që i përshtatet shijes së tyre sepse fundet Cargo tashmë i shohim me detaje asimetrike, zinxhirë dhe në ngjyra neutrale si bezha, grija e plumbit dhe e zeza të cilat janë ngjyrat më të veshura të momentit.
Tencencat e fundit të televizorëve janë gjithnjë në zhvillim për të ofruar eksperienca fantastike në shtëpinë...
Në qoftë se jeni të apasionuara pas tendencave të fundit të modës, nuk mund të mos e njihni Chiara Ferragni-n. 35-vje&ccedi...
Kjo recetë u përgatit nga Maison de goût Përbërësit: patate të vogla, kofsha pule, ullinj, trumzë, hudh&eu...