Kuzhina / 20 Mars 2023, 17:48

Chiffon cake me kakao

Chiffon cake me kakao

Kjo recetë u përgatit nga Papare_thebeautyofsmallthings

PËRBËRËSIT:  400 g vezë (të peshuara pa lëvozhgë), 230 g sheqer, 110 ml vaj, 170 ml qumësht ose ujë, 150 g miell, 50 g kakao, 10 g niseshte, 16 g fryrës dhe vanilje.

PËRGATITJA: Në një tas bashkojmë miellin, kakaon dhe fryrësin. Ndajmë vezët me kujdes ku të verdhat i rrahim me gjysmën e sheqerit, vajin dhe qumështin. Më pas shtojmë miellin dhe vaniljen. Të bardhat e vezëve i rrahim me tel derisa të bëhen shkumë, shtojmë gjysmën e sheqerit dhe i rrahim përsëri derisa të bëhen marengë. I shtojmë te brumi me lëvizje nga lart poshtë. E vendosim në formë pa e lyer dhe e tundim qëtë marrë formë njësoj. E pjekim në170 ° për 50 minuta. E vendosim me kokë poshtë të kullojë e të ftohet, sepse nëse shihni videon është pjekur në tavën enkas e cila ka disa zgjatime që shërbejnë të kullojë keku. Ju bëftë mirë!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Papare ???? Mirela Andoni (@papare_thebeautyofsmallthings)

Horoskop