
Dita Botërore e Turizmit, ja sa milionë turistë udhëtuan në 7 muajt e parë të 2023
Sot në mbarë botën festohet Dita Botërore e Turizmit . Fokusi i këtij viti është te “ investimet e gjelbra ”, q...
Një grua ka humbur jetën ditën e sotme pasi u mbyt në lumin Moraça në Podgoricë, ndërsa foshnja e saj mundi të shpëtonte falë ndihmës së marrë nga deputeti shqiptar i parlamentit suedez, Adnan Dibrani. 38-vjeçari ndodhej në Mal të Zi në kuadrin e një misioni të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, por shpeshherë njerëzorja triumfon mbi politikën.
Dibrani u shpreh: “Isha duke kaluar urën dhe pashë drejt lumit kur më zunë sytë një grua dhe një foshnjë. Disa të tjerë erdhën, zbritën në lumë dhe nxorën foshnjën nga uji. Unë vrapova drejt tyre dhe pashë që po mbanin në krahë fëmijën, i cili dukej se nuk kishte shenja jete. Kisha frikë se ishte tepër vonë, por nuk u dorëzova. Ua mora foshnjën dhe u përpoqa të bëj sa munda për t’i nxjerrë ujin nga mushkëritë.”
Deputeti Andrija Nikoliq gjithashtu e përgëzoi Dibranin duke thënë: "Ti shkon si i dërguar i Suedisë për të monitoruar zgjedhjet në Mal të Zi dhe kthehesh në atdhe si hero. Adnan Dibrani, Mali i Zi do ta kujtojë gjithnjë këtë vepër të mirë."
Në intervistën e dhënë për gazetën “Pobjeda”, Dibrani tha se nuk e besonte se do t’ia dilte, por falë qetësisë dhe njohurive që ka si prind i tre fëmijëve, ia doli dhe nuk u dorëzua. Foshnja tani është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, por po monitorohet për komplikacione të mundshme. Adnan Dibrani ka emigruar së bashku me familjen e tij në Suedi në vitin 1992 kur ishte vetëm 7 vjeç. Deputeti gjithnjë është shprehur se ka bërë e do të bëjë të pamundurën për të ngritur problemet që shqiptarët kanë në Suedi.
Sot në mbarë botën festohet Dita Botërore e Turizmit . Fokusi i këtij viti është te “ investimet e gjelbra ”, q...
Djali i yllit të famshëm të muzikës botërore, Madonna-s, ka festuar ditëlindjen e 18, i cili tashmë konsiderohet si një...
Kemi dëgjuar vazhdimisht të flitet për ëndrrën amerikane, tokën e premtuar të mundësive të mëdha dhe s...