
Imitimi i Eva Alikajt për fëmijët e komunitetit rom shkakton debat në rrjetet sociale
Aktorja dhe ish-banorja e "Big Brother Vip" Eva Alikaj ka ndarë një ngjarje që i ka ndodhur me fëmijët e komuntitit rom. Alikaj e ftuar...
Sipas terapistëve të seksut termi frustrim seksual nuk është një diagnozë “zyrtare” dhe se shumë njerëz e përjetojnë atë në një moment të jetës së tyre. Seksologia Marla Renee Stewart ndër të tjera shprehet se:
Frustrimi seksual karakterizohet nga ndjenjat e pakënaqësisë, ankthit, zemërimit dhe madje edhe depresionit për shkak të nevojave të paplotësuara seksuale. Ndodh kur ke një pritshmëri rreth seksit dhe ajo nuk përmbushet sipas asaj pritshmërie.
Njerëzit që ndihen të frustruar seksualisht shpesh përshkruajnë se ndihen të vetmuar dhe të izoluar brenda marrëdhënies. Ndërsa frustrimi seksual mund t’u ndodhë njerëzve të të gjitha gjinive, ai mund të manifestohet ndryshe tek të gjithë. Megjithatë, njerëzit në një marrëdhënie nuk janë të vetmit që përjetojnë frustrim seksual.
Beqarët e ndiejnë atë po aq shumë. Profesionistët e shëndetit mendor panë një rritje të frustrimit seksual te beqarët gjatë pandemisë, kur njerëzit nuk ishin në gjendje të dilnin ose të bënin seks aq shpesh sa mundeshin më parë. Frustrimi seksual nuk ka të bëjë vetëm me aktin e seksit, por edhe me intimitetin pas seksit. Njerëzit mund të masturbohen për t’u kujdesur për elementin fizik, por vetëm një partner mund të kënaqë komponentin emocional.
A e keni pyetur ndonjëherë veten se a djeg seksi aq shumë kalori ose a i rrit rrahjet e zemrës mjaftueshëm sa për t’u llogaritur si ushtrim fizik? Fillimisht, seksi sigurisht që llogaritet si aktivitet fizik dhe ndonjëherë edhe arrin nivelin e ushtrimeve të moderuara. Por nëse është konsistent apo i fuqishëm mjaftueshëm sa për t’u llogaritur si ushtrim fizik, kjo është çështje tjetër. Vlen të përmendet se edhe jeta më aktive seksuale nuk mund t’i zëvendësojë llojet e tjera të ushtrimeve fizike. /Top Albania Radio/
Aktorja dhe ish-banorja e "Big Brother Vip" Eva Alikaj ka ndarë një ngjarje që i ka ndodhur me fëmijët e komuntitit rom. Alikaj e ftuar...
Nga Paolo Fox UJORI: Punonjësit mund të mendojnë se në përgjithësi është mirë të punosh vetë, t&e...
Nga Paolo Fox SHIGJETARI: Marsi dhe Venusi do ta mbështetin shenjën tuaj që nga data 5. Ana financiare është e vetmja anë ...