Personazh / 21 Mars 2023, 19:18

Fjala e mamit është ''ligj'', kjo është arsyeja pse Paloma shqiptare mban gjithmonë këtë gjë me vete në çantë

Fjala e mamit është ''ligj'', kjo është

Në qoftë se emri Rudina Demneri ju tingëllon i panjohur, sapo t’ju përmendim nofkën “Paloma shqiptare” me siguri do e kuptoni për kë e kemi fjalën. Gazetarja simpatike, e njohur për natyrën e saj të drejtpërdrejtë dhe shpotitëse, është bërë prej vitesh pjesë e pandashme e ekranit dhe radios, por sot do ta sjellim ndryshe në Living. Ajo është mikesha e radhës që ka pranuar ftesën tonë për të na zbuluar sekretet e çantës së saj.

Siç e thamë edhe më lart,  është prej vitesh pjesë e medias dhe si një gazetare “old school” nuk del kurrë nga shtëpia pa bllokun e shënimeve. Disa njerëz ndryshojnë marrëdhënien me paranë me kalimin e kohës, kurse Paloma ka ndryshuar marrëdhënien me portofolin. Më saktë tanimë e mban një të tillë me vete. Duke qenë se është në kontakt me kamerën, i duhet të kujdeset për veten ndaj si të gjitha gocat edhe ajo mban produkte kozmetike me vete si: paletë sysh, krem pudër dhe shkëlqyes buzësh.

Paloma nuk është vetëm një gazetare e suksesshme, por edhe një mama e kujdesshme që mban gjithmonë në çantë rrobat e Lunës dhe për këtë meritat i ka mamaja e saj. Doni të dini se ç'mban tjetër në çantë ajo? Zbulojeni në videon e mëposhtme:

ne çanten time

Horoskop