News / 22 Mars 2023, 15:44

Fansat të shokuar nga ndryshimi i këngëtarit të njohur, ç'ka ndodhur me fytyrën e Liam Payne?

Fansat të shokuar nga ndryshimi i këngëtarit të njohur,

Liam Payne shokoi gjithë internetin, pasi u shfaq në tapetin e kuq të enjten e kaluar, me një fytyrë “të re”. Transformimi i ish-pjestarit të grupit të famshëm “One Direction”, u vu re menjëherë nga fansat dhe ekspertët e kirurgjisë plastike dhe le të themi se ata janë të dyzuar. Pavarësisht kësaj ndarjeje, një gjë është e sigurt: Liam ka bërë një ndërhyrje në fytyrë.

Fansat të shokuar nga ndryshimi i këngëtarit të njohur,

Sipas mjekëve bëhet fjalë për lipektominë bukale, njohur ndryshe si eliminimi i dhjamit nga fytyra. Kjo procedurë kushton 5,000-20,000 dollarë në Shtetet e Bashkuara dhe është një ndër më të kërkuarat dhe të preferuarat në radhët e personazheve të njohura të Hollywood-it. Përveç heqjes së dhjamit të tepërt në faqe dhe mjekër, mendohet se Payne ka bërë edhe botoks në zonën e buzëve dhe nofullës dhe mjekrës.

Një fans komentoi në një postim në Instagram të Payne në premierën e një dokumentari në Londër dhe tha: "O Zot i madh, çfarë po ndodh me ty Liam?"

 Të tjerë mendojnë se ai tani ka tipare më mashkullore dhe struktura e re e fytyrës e bën të duket thjesht bukur.

Kirurgu i njohur plastik Ramtin Kassir u shpreh:  “Duke hequr dhjamin e tepërt në fytyrë, do të plakeni para kohe. Nëse keni ndërmend ta bëni këtë operacion në të 30-at apo 40-at tuaja dhe nuk jeni kujdesur për veten, fytyra juaj do të duket shumë e dobët. Dijeni se nëse e bëni këtë operacion, nuk ka kthim prapa, pasi nuk mund ta sillni kurrsesi fytyrën në gjendjen e mëparshme.” Thonë se bukuria është dhimbje, por a ia vlen gjithmonë? Po ju çfarë mendoni për ndërhyrjen e Liam?

Horoskop