
Horoskopi i muajit qershor: PESHORJA dhe AKREPI
Nga Paolo Fox PESHORJA: Më në fund qielli pastrohet për të lindurit e Peshores. Marsi është në aspekt të shk&eum...
Duke filluar nga sot, Plutoni, planeti i rilindjes, do të kalojë në shenjën e Ujorit. Hera e fundit që Plutoni ishte në Ujor ka qenë në 1798-n, pra plot 225 vite më parë. Siç e dini Ujori sundon teknologjinë, inovacionin, internetin dhe kolektivin, kështu që ne do të shohim disa ndryshime brenda atyre fushave specifike.
“Për njëzet vitet e ardhshme Plutoni do të nxjerrë në pah të gjitha dritëhijet e Ujorit. Kjo do të thotë rigjenerim në çdo nivel. Ky cikël 20-vjeçar lidhet gjithashtu ngushtë me zbulimet e mëdha shkencore, mjekësore dhe teknologjike, si dhe me eksplorimin e hapësirës dhe të mësuarit më shumë rreth jetës përtej Tokës”, -thotë Narayana Montúfar , astrologe e Astrology.com.
Ujori është shenja e drejtësisë sociale që i sheh të gjithë njerëzit si të barabartë. Plutoni në Ujor do të sjellë revolucion në mbarë botën – diçka që është shumë e nevojshme. Ky kalim gjithashtu mund të sjellë një ndjenjë të re dhe të na frymëzojë të kërkojmë mënyra më kreative dhe inovative për të ecur përpara.
Kalimi i Plutonit në Ujor do të sjellë për të gjitha shenjat shumë mundësi, por edhe fillime të reja, duke shkaktuar ndjenja të forta. Mund të rikthejë përsëri në jetën tuaj dashuritë e vjetra me një dinamikë të ndryshme që në asnjë mënyrë nuk do të krahasohet me të kaluarën pasi do të sjellë transformim total në gjithçka që prek. Zhvillimet gjatë rrugës do të jenë pozitive, por do të duhet kohë. Plutoni do të qëndrojë në Ujor deri më 11 qershor 2023.
Nga Paolo Fox PESHORJA: Më në fund qielli pastrohet për të lindurit e Peshores. Marsi është në aspekt të shk&eum...
Në ndryshim nga kolegu i tij në "The Irishman", aktori i njohur Robert de Niro, Al Pacino nuk e ka pritur aq mirë lajmin se do të bëh...
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka lënë ditën e sotme qelinë. Sipas vendimit të Gjykatës së Elbasanit, 43-vje...