
Do të bëhet baba për herë të katërt, Al Pacino i kërkon testin e atësisë partneres 54 vite më të re
Në ndryshim nga kolegu i tij në "The Irishman", aktori i njohur Robert de Niro, Al Pacino nuk e ka pritur aq mirë lajmin se do të bëh...
Nëse mendoni që “Dashuritë e mëdha nuk veshin fustane nusërie”, gaboheni, Laura Pausini-t iu deshën plot 18 vjet për t’i provuar emocionet nën petkun e tij. Këngëtarja e njohur e “Tra te e il mare”, “La solitudine” apo “Strani amori” i ka thënë dje “Po” partnerit të saj Paolo Corta, në një ceremoni intime e rrethuar nga familjarët dhe miqtë më të dashur.
View this post on Instagram
Artistja e suksesshme ka ndarë fotot e para të ceremonisë në Instagram-in e saj, ku sigurisht ajo që tërhoqi vëmendjen ishte kombinimi i fustani të bardhë prej fildishi me një xhaketë elegante. Ndërkohë Paola, dëshmitarja speciale e prindërve të saj, mbante veshur gjithashtu një fustan të bardhë. Pa harruar të përmendim buqetën e nuses me lule prej letre.
Mes fotove të ndryshme që kanë qarkulluar kudo në shtypin italian gjatë 24 orëve të fundit, shfaqen edhe unazat e martesës, me një dizajn të thjeshtë, por me ngjyrë të pazakontë: të zeza.
Unazat e zeza prej titani dhe tungsteni janë një nga trendet më IN të dasmave këto vitet e fundit. Ato janë shumë të lehta për t’u mbajtur dhe mbi të gjitha jo konvencionale. Forca e titanit praktikisht është një metaforë e bashkimit mes dy bashkëshortëve të gatshëm për t'u bërë ballë vështirësive.
Në ndryshim nga kolegu i tij në "The Irishman", aktori i njohur Robert de Niro, Al Pacino nuk e ka pritur aq mirë lajmin se do të bëh...
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka lënë ditën e sotme qelinë. Sipas vendimit të Gjykatës së Elbasanit, 43-vje...
Nga PAOLO FOX LUANI: Mund të keni disa dyshime nëse duhet të rinovoni një marrëveshje. Qershori është një muaj i...