News / 24 Mars 2023, 11:38

Fati vjen vetëm një herë, Cindy Marina takon "zonjën e hekurt" të industrisë së modës

Fati vjen vetëm një herë, Cindy Marina takon "zonjën e

Deri para pak kohësh emri Cindy Marina mund të mos tingëllonte fort i njohur për shumë prej jush, por sot bukuroshen nga Shkodra e njeh gjithë bota dhe këtë nuk e themi në mënyrën figurative pasi ajo përfaqësoi Shqipërinë në "Miss Universe 2019" dhe u rendit e gjashta në kompeticionin më të rëndësishëm të bukurisë në botë. Pasioni për të bukurën dhe modën i buron që nga emri, për të cilin prindërit u frymëzuan nga supermodelja e famshme, Cindy Crawford. Duket se në fakt Cindy-t tonë fati po i buzëqesh njëlloj si modeles botërore, pasi tashmë konsiderohet si një ndër vajzat më të bukura shqiptare.

Së fundmi, ajo është ftuar për të parë sfilatat më të reja të Javës së Modës në Milano nga emra ikonikë të shtëpive të modës si "Philipp Plein" dhe "Diesel". Përgjatë kësaj eksperience, ajo pati mundësinë të takojë dhe Anna Wintour, kryeredaktoren e “Vogue”, një nga figurat më influencuese në fushën e modës. Mendimi i saj është më i vlefshmi në të gjithë industrinë dhe patjetër që takimi me të është një privilegj që jo kujtdo i jepet mundësia.

E ftuar në emisionin "Rudina", Cindy ndau këto detaje rreth takimit: "Sfilata ishte shumë e bukur, shumë e veçantë siç e patë nga Diesel. Kishte shumë njerëz të ftuar nga bota e modës, njëra ishte Anna Wintour. Isha shumë afër. U përshëndeta, i thashë përshëndetje, si jeni, unë jam Cindy Marina. Është pak e ftohtë të them të drejtën dhe unë e kisha me dy mendje që a t’i shkoj t’i flas sepse e dija që është shumë serioze dhe nuk guxon ta pyesësh për foto, por thjesht e përshëndeta, ishte shumë miqësore. Më tha: 'Përshëndetje, gëzohem' dhe kaq, ishte një shkëmbim shumë i shpejtë, por i lezetshëm."

Sa i përket qasjes së ftohtë që e karakterizon kryeredaktoren, kujtojmë se ylli i Hollywood-it, Meryl Strip ka qenë një aktoret që është inspiruar nga personaliteti i Wintour në “The Devil Wears Prada”. Në këtë film i cili ta mbahet si një nga klasikët e viteve 2000, Strip luan kryeredaktoren e hekurt të një nga revistave më  të suksesshme në botë.

 

Horoskop