
Vendosni këmbët mbi kroskotin e makinës? Arsyeja pse duhet të hiqni dorë menjëherë
Çdo vit, mijëra jetë humbin në aksidentet rrugore për shkak të shpejtësisë, konsumit të tepërt të alk...
Nëse ka një mënyrë për t’i ndihmuar fëmijët tuaj të shkojnë mirë me njëri-tjetrin, është të mos i krahasoni kurrë.
Pse nuk duhet t’i krahasojmë vëllain dhe motrën me njëri-tjetrin?
Zakonisht prindërit e bëjnë këtë kur janë shumë të zemëruar (p.sh., “Pse nuk je gati? Vëllai yt është tashmë në makinë!”), ose kur janë të kënaqur me arritjet e njërit prej tyre.
Cilado qoftë arsyeja, rezultati është jo i këndshëm për fëmijët pasi nxit konkurrencën mes tyre. Ajo ndikon gjithashtu në mënyrën se si formohet sjellja dhe personaliteti i çdo fëmije.
Sipas një studimi të publikuar në Journal of Family Psychology, kur i krahasojmë fëmijët me njëri-tjetrin, ne ndikojmë në zhvillimin e personalitetit të tyre, por edhe në performancën e tyre në shkollë.
Prindërit shpesh e krahasojnë fëmijën më të madh me atë më të vogël me besimin fëmija i parë është më i zgjuar, sipas studiuesve.
“Kjo ndodh ndoshta sepse fëmija i parë mëson të lexojë e të shkruajë dhe në mendjen e prindërve është më i aftë, por në adoleshencë ata ndryshojnë. Dhe fëmija që perceptohet nga prindërit si më pak inteligjent, priret të ketë performancë më të dobët në shkollë”, tha autori kryesor i studimit.
Por këto zbulime përjashtohen vetëm në rastin kure vëllai është më i madhe dhe motra më e vogël. Në këtë rast u konstatua se prindërit priren që të konsiderojnë vajzat më konkurruese në aspektin akademik, diçka që u reflektua edhe në nivelin e notave.
Krahasimi mes fëmijëve nuk ndikon vetëm në performancën e tyre në shkollë, por edhe në vetëvlerësimin e tyre duke i shkaktuar stres, i privon nga kënaqësia dhe përkeqëson marrëdhëniet mes tyre.
Si mund të shmangim krahasimin e fëmijëve dhe t’i ndihmojmë ata të përmirësojnë marrëdhëniet e tyre me njëri-tjetrin?
Sekreti është të përshkruajmë atë që duam që fëmija të bëjë dhe të fokusohemi vetëm në sjelljen e tij.
Duhet të fokusohemi te çdo fëmijë që është i veçantë dhe unik dhe jo ta krahasojmë me fëmijë tjetër.
Çdo vit, mijëra jetë humbin në aksidentet rrugore për shkak të shpejtësisë, konsumit të tepërt të alk...
Alergjia nga dielli përfshin njollat e lëkurës pas ekspozimit për një kohë të gjatë në diell. Këto skuqje li...
Ka pak artikuj aq thelbësorë sa këmisha prej linoje në gardërobën verore të një femre. Prakticiteti i saj ju lejon ta ...