Kuzhina / 24 Mars 2023, 16:53

Supë me karota, spinaq dhe thjerrëza

Supë me karota, spinaq dhe thjerrëza

Përbërësit: 2 lugë vaj ulliri, 2 qepë të kuqe të prera në kubikë, 2 shkopinj selino të prerë në kubikë, 2 karota të mëdha të qëruara dhe të prera në kubikë, 2 thelpinj hudhre, te grira imet, 30 g xhenxhefil me rrënjë të freskët, të qëruar dhe të copëtuar imët, 1 lugë kripë, 1 lugë shafran, 1 lugë fara qimnoni, 200 g thjerrëza të kuqe, 225 g spinaq i larë, piper i zi i sapobluar, 4 lugë kos dhe 1 lime i grirë imët.

Përgatitja: Nxehni vajin në një tenxhere mbi një zjarr mesatar, pastaj shtoni qepën, selinon, karrotën, hudhrën, xhenxhefilin dhe kripën. Skuqini për 15 minuta, duke i përzier shpesh, derisa perimet të jenë të tejdukshme. Shtoni shafran, qimnonin dhe gatuajeni për 1 minutë. Shtoni thjerrëzat dhe 1.5 litra ujë. Vendoseni supën të ziejë dhe gatuajeni për 10 minuta ose derisa thjerrëzat të jenë zbutur. Shtoni spinaqin dhe gatuajeni derisa të zbutet, pastaj shtoni pak piper të zi dhe krip. Shërbejeni në tas me një lugë kos dhe një spërkatje lime. Ju bëftë mirë!

Horoskop