Mirëqenie / 24 Mars 2023, 17:00

Merrni shënime që tani, këto parfume do t'ju bëjnë të ktheni kokën pas sa herë që t'i ndieni

Merrni shënime që tani, këto parfume do t'ju bëjnë

Ka një vend në Tiranë që të dhuron një udhëtim shqisor duke të transformuar mendimet, ndjenjat dhe emocionet: Cryptic- Haute Parfumerie. Një mbretëri me aroma ekskluzive të krijuara më vetëdije nga mjeshtërit e parfumerisë, me përbërës natyralë që prodhohen në distileritë më prestigjioze.  E vendosur në Galeria ETC  kjo parajsë aromash intensive dhe ndjellëse do t'ju bëjë të provoni një prej eksperiencave më të jashtëzakonshme nuhatëse. Dhe nëse jeni në kërkim të një parfumi që do të bëjë këdo të kthejë kokën pas sa herë të kaloni, merrni shënime tani pasi këto 6 parfume janë gjithçka që ju duhet këtë sezon.

PARFUME PËR FEMRA

1.“Essence Rare” nga Houbigant Paris- Një fragrancë florale që të mahnit me bukurinë e lëndëve të para e krijuar nga mjeshtri parfumier Jean Claude Ellena, si pjesë e koleksionit Privée. Një parfum i përjetshëm, i cili ruan stilin klasik francez. Elegant dhe shik në të njëjtën kohë, ky parfum është i përshtatshëm për gra dhe vajza të çdo moshe.

Merrni shënime që tani, këto parfume do t'ju bëjnë

2- “Riviera Drive” nga Atelier Des Ors- Frymëzimi i këtij parfumi luksoz ka lindur nga skena ikonike në rivierën franceze, i filmit “To catch a thief” me Grace Kelly & Cary Grant. Një aromë drithëruese nga Atelier Des Ors. Njësoj si pamjet befasuese të rrugëve dredha-dredha të Cote d'Azure që kombinojnë diellin, detin dhe florën teksa kalojnë për në St Tropez, po ashtu kjo aromë kombinon agrume të gjalla, aroma elektrizuese dhe nota druri seksi e qetësuese. Ngazëllues dhe i paharrueshëm, Riviera Drive është një kënaqësi verore.

Merrni shënime që tani, këto parfume do t'ju bëjnë

3- “Komorebi” nga Fueguia 1833- Kjo aromë specifike lind nga dëshira për të rikrijuar konceptin japonez të dritës, që konsiston në “ndërveprimin transparent të dritës së diellit që filtron nëpër gjethet e pemës, e ndërpritet papritur nga një erë qelibar që përhap notat e luleve të qershisë në ajrin e lagësht." Kjo linjë unike është krijuar nga procesi artizanal i prodhuesit & nuk e përfshin filtrimin. Cilësia e lartë e produktit duket qartë në përbërjen e turbullt, që reflekton natyrën superiore të përbërësve. Notat kryesore të parfumit janë florale dhe amberi, të dominuara nga lulet e qershisë dhe ambergrisit, një ndër përbërësit më të rrallë e të çmueshëm në botën e parfumerisë.

Merrni shënime që tani, këto parfume do t'ju bëjnë

PARFUME PËR MESHKUJ

1- “Kahwa” nga Boadicea- Krijuar nga një ndër markat më luksoze të parfumerisë në botë, “Boadicea The Victorious” nuk është kursyer në asnjë shpenzim në prodhimin e kësaj arome specifike. “Kahwa” karakterizohet nga një qëndrueshmëri e gjatë që stimulon & relakson shqisën e të nuhaturit. Në kontaktin e parë me këtë fragrancë ndien një shpërthim aromatik; xhenxhefil & eukalipt, që bashkohen me shpejtësi nga gjethet e dafinës e shafrani, që më pas përmbyllen me erzën aq të çmuar në parfumeri, “Cardamom”. Një prekje të lehtë florale e druri dhe voilà, keni në duar pushtetin për të ngacmuar vëmendjen e të gjithëve.

Merrni shënime që tani, këto parfume do t'ju bëjnë

2- “Royal Vintage” nga M. Micallef- Shik dhe i përjetshëm, “Royal Vintage” është rezultat i një krijimi të rafinuar. Një hit i garantuar për meshkujt joshës, që janë fansa të kësaj parfumerie klasike. Vet shishja e parfumit është një prezantim i dedikimit serioz të markës ndaj krijimit të një produkti unik. Me detaje të gdhendura me dorë nga mjeshtër parfumierë, e bëjnë këtë parfum një vepër arti, unik në llojin e vet. Vet fragranca është mjaft delikate: hapet me një koktej aromash tonike të manave dhe bergamotit, të trazuara me drurin e selvisë, butësinë e aromës së lëkurës dhe nota myshku. “Royal Vintage” është padyshim një parfum për meshkuj me shije elegante dhe të sofistikuara.

Merrni shënime që tani, këto parfume do t'ju bëjnë

3- “Cannabis Intense”, nga Fragrance Du Bois- “Cannabis Intense” është padyshim një ndër parfumet më impenjativë dhe të vështirë për t’u krijuar. Për produktin final të kësaj kryevepre janë dashur plot 96 prova të ndryshme, në mënyrë që të arrihet ekuilibri i kërkuar mes bimës së kanabisit dhe lëndës vajore të drurit. Parfumi i Kanabisit shpërthen me një notë erëze që quhet “Cardamom” e cila lidhet me nota qitroje, piperi e portokalli. Zemra e parfumit konsiston në akordën e bimës së kanabisit, që pasohet prej shafranit dhe arrës së myshkut. Ndërsa parfumi zhvillohet në lëkurë, ajo që mbetet për t’u shijuar janë notat e drurit, kedrit e myshkut si dhe lëndës më unike të prodhuar nga pantacionet e vet markës luksoze, “Trat Oud”.

Merrni shënime që tani, këto parfume do t'ju bëjnë

Horoskop