News / 25 Mars 2023, 15:03

Mijëra qytetarë "shpërthejnë" ndaj presidentit francez: "Flet për pensionet dhe mban në dorë orën 80 mijë euro"

Mijëra qytetarë "shpërthejnë" ndaj presidentit

Që prej datës 6 mars Franca është përfshirë nga grevat dhe protestat e dhunshme pasi presidenti i vendit, Emmanul Macron, miratoi ligjin për rritjen e moshës së pensionit nga 62 në 64 vjeç. Vala e pakënaqësisë ndaj 45 vjeçarit nuk ka të ndaluar.  Rrjeti ka “shpërthyer” sërish ndaj numrit një të Champs-Élysées dhe shkak për këtë është bërë ora e shtrenjtë që mbante në dorë gjatë një interviste televizive ku fliste rreth reformës së re të pensioneve. 

Në intervistë kamera fokuson orën e liderit francez teksa ai përdor duart për t’u shprehur, por pasi mbështeti parakrahët në tavolinë dhe befas dëgjohet një zhurmë dhe ora mungon. Këshilltarët e tij këmbëngulën se heqja orës ishte një veprim tërësisht i pafajshëm pasi ajo përplasej në tavolinë gjatë lëvizjeve të duarve, ndaj dhe Macron e hoqi. Shumë përdorues të rrjeteve sociale të cilët ishin mosbesues pas kësaj deklarate, nisën supozimet rreth çmimit të orës dhe dolën në përfundimin se ajo kushton rreth 80.000 euro. 

Mijëra qytetarë "shpërthejnë" ndaj presidentit

Së bashku me deputetë të opozitës e cilësuan Macron si presidentin e të pasurve dhe thanë se nuk jetonte në realitetin e përditshëm të popullit të tij. I menjëhershëm ka qenë reagimi i zyrës për shtyp të Presidencës, të cilët deklaruan se informacioni rreth çmimit të orës është i pasaktë dhe se Macron kishte vendosur një “Bell and Ross BR V1-92” të personalizuar me një stemë. Këtë orë ai e mban rregullisht prej një viti e gjysmë dhe vlera e saj është më pak se 3000 euro.

Ndërkohë, trazirat në Francë kanë bërë që vizita e parë shtetërore e mbretit Charles të shtyhet. Në një vendim i përbashkët që u mor nga qeveritë britanike dhe franceze, vizita mbretërore ka të ngjarë të riplanifikohet në fillim të verës.

 

 

Horoskop