
Horoskopi i muajit qershor: PESHORJA dhe AKREPI
Nga Paolo Fox PESHORJA: Më në fund qielli pastrohet për të lindurit e Peshores. Marsi është në aspekt të shk&eum...
Për Aurela Gaçen çdo ditë është e rëndësishme pasi ajo ka atë që ka ëndërruar dhe punuar gjithmonë: një familje të bukur, fansa që e duan dhe e bëjnë të provojë emocione sa herë që ngjitet në skenë, miq dhe bashkëpunëtorë të mirë, por ajo e djeshme kishte një vlerë krejt ndryshe.
Është dita ku ajo, Grace dhe Abigail përjetësuan nën tingujt e këngës "O ma", ndoshta kujtimin më të bukur të jetës së tyre. E ftuar në "Jo vetëm modë" këngëtarja e njohur se si lindi ideja e kësaj kënge, të cilën e konsideron si bashkëpunimin më të bukur që shënon repertorin e saj muzikor.
"Nuk kisha menduar ndonjëherë ndonjë këngë me vajzat, kisha menduar se do të dilja në skenë me të dyja, por që të kishim një këngë veçanërisht ne të treja nuk e kisha menduar. Por, vajza e madhe e kërkoi. Tha: ‘O ma pse nuk bëjmë një këngë bashkë.’ Dhe thashë e di si, koha nuk vjen më mbrapsht, pse jo mos ta kemi një kujtim në këngë. Kur kam biseduar për vargjet e këngës me Eriona Rushitin, kënga ka lindur te studio e Enis Mullaj, i cili mban firmën e shumë këngëve në këtë album dhe duke qenë se ata të dy bashkë si autorë kanë bërë shumë këngë për festivale fëmijësh, ishte më e thjeshtë që të merreshim vesh.
I them dua një këngë që të tregojë atë marrëdhënien që mund të kenë dy motra gjatë një dite. Aty puthen, aty pajtohen, aty zihen për një laps, aty mërziten me njëra-tjetrën, pastaj i thonë njëra-tjetrës më fal. Dhe gjithmonë prindi u thotë “Hej keni njëra-tjetrën”. Dhe këtë doja që të nxirrnim. Ndoshta tani s’e kuptojnë, por s’do t’ju bëhet motër askush në botë."- rrëfeu Aurela.
Nga Paolo Fox PESHORJA: Më në fund qielli pastrohet për të lindurit e Peshores. Marsi është në aspekt të shk&eum...
Në ndryshim nga kolegu i tij në "The Irishman", aktori i njohur Robert de Niro, Al Pacino nuk e ka pritur aq mirë lajmin se do të bëh...
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka lënë ditën e sotme qelinë. Sipas vendimit të Gjykatës së Elbasanit, 43-vje...