Personazh / 27 Mars 2023, 14:39

Të dashuruar pas floririt, disenjatorja Alba Ruço tregon se edhe në bizhu shqiptarët po i rikthehen elementeve tradicionale

Të dashuruar pas floririt, disenjatorja Alba Ruço tregon se edhe

Në Shqipëri vlera e një bizhuterie bazohet në bazë të buxhetit dhe rrallëherë merren parasysh faktorët e tjerë të cilësisë. Shqiptarët vetë kanë paragjykime për firmat shqiptare. “Sikur të gjithë ne të besonim më tepër në firmat tona, të krijonim një trashëgimi, jo sporadike, por të sigurt, sigurisht që tregu ynë do të ishte më i fortë “– shprehet Alba Ruço, disenjatorja e familjes PIRRO. Në një intervistë të dytë për “Living”, lexoni sakaq Mirë se vini në mbretërinë e Alba Ruços, vajzës së talentuar që disenjon bizhuteri unike, ajo flet për blerësin tipik shqiptar si dhe tregun shqiptar të kësaj industrie që me kalimin e viteve ka ndryshuar vazhdimisht.

Cilat janë veçantitë e blerësit shqiptar në raport me rajonin?

Shqiptarët preferojnë që të kenë të sigurt cilësinë e përbërjes së materialeve, certifikimin dhe garancinë e produktit. Ndërkohë që ballkanasit përdorin bizhutë me materiale gjysmë të çmuara. Kohët e fundit shihet një dritare e vogël ku mund të nisi një trashëgimi familjare duke ruajtur vlera si puna e dorës, cilësia e materialeve, gurët e çmuar e modelet e veçanta.

Të dashuruar pas floririt, disenjatorja Alba Ruço tregon se edhe

Kur flasim për risi, kujt i referohemi? Aftësisë për të ndërthurur materiale e disajne të reja në marrëdhënien mes bizhusë dhe trupit?

Për sa kohë ne po përballemi me ndryshime rrënjësore në mënyrën sesi po e jetojmë jetën, punën, përditshmërinë duhet të zhvillojmë dhe transformojmë praktikat e biznesit në nivel personal dhe organizativ. Pas pandemisë asgjë nuk merret si e mirëqenë. Luhatjet ekonomike kanë bërë që mijëra firma të konsoliduara të humbasin tregun e tyre. E ardhmja kërkon fleksibilitet për parashikimin e disa skenarëve dhe në bazë të kësaj edhe të përzgjedhjes së materialeve konkrete : pra është një ndërthurje e asaj që kërkon audienca, me atë që mund të përballojë në të tashmen që ti rezistojë së ardhmes. Në fushën tonë, risitë i kemi të përditshme. Kjo vjen nga studimi i vazhdueshëm që ne zhvillojmë si argjendari, si ti bëjmë këto vepra arti pjesë të pandashme me emocionet e njerëzve që i mbajnë.

Të dashuruar pas floririt, disenjatorja Alba Ruço tregon se edhe

Zhvillimi i teknologjisë në këtë sektor sa ka ndikuar?

Sot, bizhuteria po kthehet në një lloj arti në formë “arratisje” nga realiteti sfidues. Ajo na jep energji pozitive në një botë plot me probleme, që duken sikur shtohen dita ditës. Ne duam ta shpalosim metamorfozën tonë nëpërmjet bizhuterisë dhe aksesorëve. Teknologjia tek ne ka pasur rol shumë të rëndësishëm në saj të pasionit për të rejat, por edhe si mbijetesë ndaj mungesës së artizanëve në fushën tonë. Pra, një simbiozë që na ka çuar kaq larg në vendin tonë krahasuar edhe me rajonin.

Te ju shihen edhe koleksione bizhush të lashta shqiptare me elemente dhe traditë kombëtare, sa pëlqehen ato? 

Veçoritë e kostumografisë shqiptare me xhubletën e famshme në krye tregojnë një histori shumë të veçantë dhe të paçmuar të folklorit tonë. Simbolet e ndërthurura bukur në qëndisma, në filigranin e traditës sonë, që vazhdojmë i ruajmë edhe sot me fanatizëm si trashëgimi e vyer nga paraardhësit tanë janë pjesë e koleksioneve tona.

Të dashuruar pas floririt, disenjatorja Alba Ruço tregon se edhe

Të dashuruar pas floririt, disenjatorja Alba Ruço tregon se edhe

Horoskop