
Imitimi i Eva Alikajt për fëmijët e komunitetit rom shkakton debat në rrjetet sociale
Aktorja dhe ish-banorja e "Big Brother Vip" Eva Alikaj ka ndarë një ngjarje që i ka ndodhur me fëmijët e komuntitit rom. Alikaj e ftuar...
Trëndafila, margarita e tulipanë: mesa duket fustanet me lule janë MUST këtë pranverë.
Çdo pranverë shohim se pasarelat e modës dhe influencuest dalin me tendencat më të reja si T-shirtet me mëngë të fryra, fustanet e shkurtra me dekolte dhe fundet xhins me çorape të shkurtra. Pavarësisht këtyre trendeve të reja, fustanet me lule nuk dalin kurrë nga moda. Ato nuk janë aq “avantgard” sa trendet e mësipërme që kemi parë së fundmi në rrjete sociale, por me to do të dukeni gjithnjë të ëmbla, romantike dhe të sofistikuara. Zbukurimet e luleve në këto veshje kanë qenë gjithmonë simboli identifikues i pranverës dhe ndjesisë së freskët, së pastër dhe të gëzuar.
Ato janë lehtësisht të kombinueshme për çdo rast, pasi mund t’i vishni me një xhaketë sportive për punë ose me një pale taka mesatare dhe një shall të hollë nëse do të dilni për një shëtitje pasditeve. Cilado qoftë zgjedhja juaj, do të dukeni gjithnjë bukur. Kështu, dijeni se nuk ka më mirë se një fustan me lule gjatë këtij sezoni, pasi është ideali për të përqafuar këtë stinë të ngrohtë.
Në vijim, dëshirojmë t’ju inspirojmë me disa ide interesante fustanesh:
Aktorja dhe ish-banorja e "Big Brother Vip" Eva Alikaj ka ndarë një ngjarje që i ka ndodhur me fëmijët e komuntitit rom. Alikaj e ftuar...
Nga Paolo Fox UJORI: Punonjësit mund të mendojnë se në përgjithësi është mirë të punosh vetë, t&e...
Nga Paolo Fox SHIGJETARI: Marsi dhe Venusi do ta mbështetin shenjën tuaj që nga data 5. Ana financiare është e vetmja anë ...