
Imitimi i Eva Alikajt për fëmijët e komunitetit rom shkakton debat në rrjetet sociale
Aktorja dhe ish-banorja e "Big Brother Vip" Eva Alikaj ka ndarë një ngjarje që i ka ndodhur me fëmijët e komuntitit rom. Alikaj e ftuar...
Tashmë është e padiskutueshme se influencuesit janë shndërruar në një ndër shtyllat kryesore të marketingut duke përdorur platformat më të suksesshme të momentit. Në llogaritë e tyre shohim sesi ata promovojnë jetën ideale që nga veshjet, trajtimet e bukurisë deri te udhëtimet luksoze anëembanë botës. Kjo mënyrë jetese është e paarritshme për konsumatorin mesatar i cili bën çmos të bëhet pjesë e kësaj përralle, të mbushur me bashkëpunime me kompani prestigjioze dhe pamje të kuruar deri në perfeksion.
Mesa duket njerëzve më në fund iu mbush kupa me ta dhe po ngrihen që të de-influencojnë! Nëse influencuesit rekomandojnë produkte për të blerë, de-influencuesit japin rekomandimet e tyre kundër këtyre produkteve. Për më tepër lexoni Çfarë është de-influencing? A është ky fundi i ''profesionit'' të influencuesve në rrjete sociale?
Por sa e rëndësishme është të tregohemi të sinqertë dhe të komunikojmë me ndjekësit edhe kur një produkt nuk na pëlqen dhe a quhet kjo një antireklame? Këtë temë kanë diskutuar ditën e djeshme në emisionin "Ditë pas ditë" me të ftuar Keisli Alian.
Te gjithë e njohin me emrin Keishli, por në fakt emri i saj i vërtetë është Keisli Alia. Duket sikur brenda saj ka dy anë, njëra e vajzës influencer dhe tjetra e një juristeje, por të dyja kanë një të përbashkët, janë mami i Solen,
View this post on Instagram
E rekomandojnë 4 nga 5 persona që e ndjekin, kështu shkruhet dhe në bion e saj në Instagram duke lënë modestinë mënjanë, Keisli është gruaja multitasking e ditëve të sotme, ajo që mund të ndjekë pasionet, punën dhe familjen.
View this post on Instagram
Edhe pse stili i saj ka evoluar me kalimin e viteve, Keishli vazhdon të këshillojë ndjekësit në rrjetet sociale jo vetëm për pjesën e modës, por edhe për kujdesin ndaj trupit, fytyrës dhe flokëve.
View this post on Instagram
Aktorja dhe ish-banorja e "Big Brother Vip" Eva Alikaj ka ndarë një ngjarje që i ka ndodhur me fëmijët e komuntitit rom. Alikaj e ftuar...
Nga Paolo Fox UJORI: Punonjësit mund të mendojnë se në përgjithësi është mirë të punosh vetë, t&e...
Nga Paolo Fox SHIGJETARI: Marsi dhe Venusi do ta mbështetin shenjën tuaj që nga data 5. Ana financiare është e vetmja anë ...