Kuzhina / 30 Mars 2023, 14:01

Të gjitha arsyet përse duhet t'i bëni fëmijët pjesë e procesit të gatimit në shtëpi; Ja përfitimet e shumta 

Të gjitha arsyet përse duhet t'i bëni fëmijët

Prindërit shpesh priren t'i mbajnë larg fëmijët nga kuzhina, duke dashur t'i mbrojnë nga incidentet apo edhe për të shmangur rrëmujën. Megjithatë të përfshirit të fëmijëve në procesin e gatimit, duket se ka vetëm efekte pozitive tek ta (pa permendur thërrimet në tokë, miellin gjithandej apo ndonje rrëmujë tjetër). 

Të gaturit me fëmijët mund të jetë jo vetëm një aktivitet argëtues, por frika se mos lëndohen nga nxehtësia e furrës, thikat apo ndonje mjet tjetër bën prindërit të stepen. Megjithatë gjigandi i elektroshtëpiakeve e jo vetëm, SAMSUNG, në çdo pajisje që krijon për përdoruesit, duket se i paraprin çdo shqetësimi apo çdo problemi, që mund të shfaqet. 

Furra me sistemin Dual Cook Steam dhe Dual Cook Flex është furra që jo vetëm do j'ua lehtësojë një nga detyrat e përditshme, siç është gatimi, por do e kthejë këtë në një proces argëtimi ku mund të përfshini dhe fëmijët. 

Gatimi do të jetë më i thjeshtë dhe rezultatet gjithnjë profesionale falë inteligjencën artificiale (AI) të AI Pro Cooking.

Me këtë furrë mund të gatuani vakte të ndryshme me më shumë fleksibilitet dhe efikasitet. Zonat e sipërme dhe të poshtme të Dual Cook Flex përdoren në mënyrë të pavarur, duke lejuar kështu që pjatën kryesore ta përgatisni vetë dhe ëmbëlsirën t'ia lini vogëlushit tuaj. 

Kur ju gatuani së bashku, fëmijët ndihen të rëndësishëm, sepse ju u keni besuar atyre një detyrë të familjes. Ky proces shpesh u jep dëshirën për provimin e ushqimeve të reja. Kur fëmijët gatuajnë një ushqim të ri vetë, ka më shumë gjasa për ta konsumuar atë.

Sa herë fëmijët t'ju kërkojnë patate të skuqura apo çdo gjë tjetër të skuqur, nuk ka pse ju vret ndërgjegjja apo të refuzoni sepse me furrën me sistemin Dual Cook Steam dhe Dual Cook Flex tani mund të shijoni ushqime të skuqura më të shëndetshme pa një fritezë. Skuqja me ajër kombinon një tavë speciale me qarkullimin e ajrit të nxehtë që mbështjellë ushqimin. Ajo është një mënyrë ideale për të gatuar patatet e skuqura, patatet në formë cilindri ose edhe perimet, pasi eliminon yndyrën e tepërt por gjithçka është krokante dhe e pjekur në ngjyrë kafe nga jashtë dhe e lëngshme nga brenda.

Fëmijët që gatuajnë priren të konsumojnë më shumë fruta dhe perime. Pasi ju të gatuani së bashku, ata mund të zbulojnë se i pëlqejnë shumë frutat dhe perimet, që zakonisht nuk do i konsumonin kurrë.

E tani me frigoriferët Samsung Bespoke, frutat dhe perimet do të kenë ngjyra dhe tekstura akoma më ndjellëse, falë ruajtjen në kushte më shumë se optimale. Falë teknologjive të avancuara të ruajtjes së ushqimit, ju bashkë me vogëlushët tuaj, do ta kini më të lehtë përgatitjen e vakteve dhe ushqimi juaj do të qëndrojë i freskët falë sistemit All Around Cooling që ftoh çdo ndarje në mënyrë të njëtrajtshme. Ai kontrollon vazhdimisht temperaturën dhe qarkullon ajrin e ftohtë përmes vrimave të ajrimit të vendosura në vende strategjike. Kështu që ushqimi mbahet në temperaturën optimale dhe qëndron më i freskët për më gjatë. Për më tepër, teknologjia No Frost përmirëson qarkullimin e ajrit për të ruajtur një temperaturë konstante e cila parandalon akumulimin e akullit. 

Të gjitha arsyet përse duhet t'i bëni fëmijët

Procesi i të gatuarit me fëmijët u jep atyre aftësi të rëndësishme për gjatë gjithë jetës, lidhur jo vetëm me kulturën e të ushqyerit. Ndaj jepini hapësirën e duhur për të eksploruar, por edhe për të gabuar. Edhe pse me frigoriferët Samsung Bespoke është e pamundur, sepse falë sirtarëve fleksibël organizimi i ushqimit, është një proces më i lehtë se një lojë për fëmijët. 

Gjithashtu, falë teknologjisë Digital Inverter frigoriferi Samsung Bespoke nuk ka zhurma shqetësuese dhe është në përputhje me rregulloret e reja të energjisë duke ju ndihmuar të kurseni energji. 

Një tjetër aftësi që fëmijët mund të përvetësojnë falë gatimit me prindërit është ajo e leximit. Fëmijët përdorin aftësinë e tyre për të lexuar, duke ndjekur hap pas hapi instruksionet e recetave. E me pas lërini ata të shijojnë një përvojë gatimi pa probleme falë kontrollit intuitiv dhe të personalizuar. Dizajni i modernizuar ka një panel kontrolli elegant me një ekran LCD 4,3", kontroll me prekje dhe një dorezë të vetme. Bazuar në modelet e përdorimit, furra tregon opsionet më të përdorura që mund të zgjidhen lehtësisht. Pra dhe fëmija juaj mund të shohë ekranin për të parë sugjerimet se si duhet të piqet një gjel apo një kek. 

E nëse i druheni faktit rrëmujës dhe papastërtisë, sistemi i pastrimit pirolitik e katalitik, do bëjnë punën më të madhe. Linja katalitike në pjesën e pasme të brendësisë së furrës thith yndyrën nga spërkatjet dhe pikimet gjatë gatimit. Kështu që pastrohet vetë pa ndonjë mundim ose produkt pastrimi të kushtueshëm. Një sistem pastrimi pirolitik* ngroh brendësinë e furrës në mënyrë që të djegë çdo yndyrë dhe mbetje të mbetur nga gatimi. Çdo vend mbetet plotësisht i pastër, me vetëm pak hi për t'u fshirë.

Ajo çka ju mbetet është vetëm të shijoni procesin e gatimit me vogëlushët tuaj. 

Të gjitha arsyet përse duhet t'i bëni fëmijët

Për më tepër, Samsung ofron 5 vjet garanci (2 vjet garanci të rregullt + 3 vjet garanci shtesë tregtare), e cila vlen për disa modele të caktuara të frigoriferëve, lavatriçeve, pajisjeve të integruara të kuzhinës, tharëseve dhe lavatriçeve/tharëseve të kombinuara të blera nga 1.2. deri më 31.12.2023. Për më shumë informacion rreth promocionit, vizitoni linkun.

Horoskop