
Vendosni këmbët mbi kroskotin e makinës? Arsyeja pse duhet të hiqni dorë menjëherë
Çdo vit, mijëra jetë humbin në aksidentet rrugore për shkak të shpejtësisë, konsumit të tepërt të alk...
Ka një gjë për të cilën Meghan Markle ka arritur të bashkojë të gjithë anëtarët e familjes mbretërore: intolerancën ndaj saj. Mesa duket Dukesha e Sussex është e vështirë për t`u pranuar, pavarësisht shkallës shoqërore. Edhe Sophie e Edinburgut, e cila dikur duket se ka pasur një marrëdhënie shumë të mirë me gruan e Princit Harry, tani u tha miqve se ndihej “e lehtësuar” që nuk duhej t’i përkulej më “një gruaje e cila nuk e ka respektuar kurorën.
Që kur Princi Eduard mori Dukatin e Edinburgut nga Mbreti Charles më 10 mars, gruaja e tij Sophie, ish-konteshë e Wessex, është bërë gjithashtu dukeshë. “Ajo është e lehtësuar. Nuk duhet t’i drejtohet më dikujt në familje që jo vetëm që ka lënë detyrat mbretërore, por ka kaluar tre vitet e fundit duke kritikuar institucionin për të cilin punon kaq shumë,” shkruan Daily Mail, duke cituar një burim pranë familjes mbretërore. Në fakt, titulli i një rangu më të ulët kërkonte që Sophie të përulej përpara atyre që zinin poste më të larta në shkallën hierarkike, por tani, duke qenë një gradë e barabartë, ajo nuk do të duhet të tregojë më nderim ndaj Meghanit.
Shenjat e tensionit mes Meghan Markle dhe Sophie të Edinburgut kishin nisur të kuptoheshin tashmë. Si fillim, Earls-at e atëhershëm të Wessex u sollën për të zëvendësuar Dukën e Dukeshen e Sussex pas Megxit.
Në mars 2020, kur Harry dhe gruaja e tij morën pjesë në ceremoninë e Ditës së Commonëealth në Westminster Abbey në Londër, gruaja e Princit Edward shmangu me kujdes bisedën me çiftin e kushërinjve, ndërsa diskutonte miqësisht nga ana tjetër me William dhe Kate Middleton. Por edhe më herët, mbretëresha Elizabeth e kishte këshilluar Meghanin që të zgjidhte Sophie si mentore nga e cila të merrte shembull për jetën në oborr, por ish-aktorja e kishte refuzuar, duke pretenduar se nuk kishte nevojë për ndihmë.
Çdo vit, mijëra jetë humbin në aksidentet rrugore për shkak të shpejtësisë, konsumit të tepërt të alk...
Alergjia nga dielli përfshin njollat e lëkurës pas ekspozimit për një kohë të gjatë në diell. Këto skuqje li...
Ka pak artikuj aq thelbësorë sa këmisha prej linoje në gardërobën verore të një femre. Prakticiteti i saj ju lejon ta ...