Astroliving / 31 Mars 2023, 10:50

Marsi hyn në Gaforre, si do të ndikojë ky ndryshim në shenjën tuaj?

Marsi hyn në Gaforre, si do të ndikojë ky ndryshim në

Më në fund Marsi doli nga shenja e Binjakëve dhe hyri në shenjën e Gaforres. Kjo lëvizje do të sjellë ndryshime të mëdha të cilat do të na trazojnë emocionalisht për dy muajt e ardhshëm deri në fund të majit. Nga ana tjetër, gjatë kësaj kohe do të ndihemi më të qetë në marrjen e vendimeve të rëndësishme jetësore.

Na ndiqni, për të parë sesi hyrja e Marsit në Gaforre ndikon në shenjën tuaj:

DASHI: Duke qenë se Marsi është planeti juaj, gjatë kalimit të tij në shenjën e Gaforres mund të mos ndiheni edhe aq energjikë e të zellshëm. Përgjatë kësaj kohe, përpiquni të kontrolloni gjaknxehtësinë, nisni aktivitete të reja si dhe kini kujdes në raportet romanike. Mbani larg njerëzit toksikë, ata nuk janë miqtë tuaj.

DEMI: Dy muajt e ardhshëm shënojnë një periudhë të rëndësishme për sa i përket komunikimit, ndaj filloni të shprehni më hapur atë që keni në zemrën dhe mendjen tuaj. Është koha për të thënë të vërtetën tuaj, por përpiquni të kontrolloni anën emocionale pasi Marsi në Gaforre mund t’ju bëjë më të ndjeshëm se zakonisht.

BINJAKËT: Marsi i ka kaluar shtatë muajt e fundit në shenjën tuaj dhe keni kapërcyer shumë sfida gjatë kësaj periudhe, kështu që tani është koha për të korrur atë që keni mbjellë! Gjatë dy muajve të ardhshëm, bëni një hap prapa dhe qetësohuni pak.

GAFORRJA: Me hyrjen e Marsit në shenjën tuaj, do të duket sikur më në fund po dilni nga një letargji e thellë. Ky është momenti për të bërë ndryshimet që dëshironi në karrierë dhe dashuri. Me pak vullnet do të shkoni drejt rrugës së suksesit. 

LUANI: Merrni pak pushim nga impenjimet e përditshme dhe përqendrohuni te vetja. Marsi në Gaforre do t’ju bëjë të ngadalësoni hapat e shpejtë të cilët zakonisht ndërmerrni. Ky ndryshim në fakt është në dobinë tuaj pasi do t’ju bëjë të analizoni me qartësi situata që nuk i vinit re më parë.

VIRGJËRESHA: Gjatë kësaj kohe, mos i merrni gjërat shumë personalisht, sidomos marrëdhëniet shoqërore. Këtu Marsi do të nxjerrë në pah miqësi jo të sinqerta dhe dinamika grupi jo harmonike, por ju Virgjëresha jeni gjithnjë të zgjuara. Me intuitën tuaj, tashmë jeni në dijeni të këtyre situatave ndaj tregohuni sa më të qetë.

PESHORJA: Marsi në Gaforre është një periudhë jashtëzakonisht e rëndësishme për të ndërmarrë hapa drejt karrierës. Ky është momenti për të lënë një punë e cila nuk ju përmbush ose të kërkoni rritje në detyre. Kini kujdes të tregoheni diplomatë, pavarësisht se cila është rruga më e mirë.

AKREPI: Nisni një trajnim ose kurs të ri, zhvilloni njohuritë tuaja. Ky është momenti i duhur për të ndërmarrë hapa të cilat keni kohë që i planifikoni. Hiqni nga zakonet e pashëndetshme pasi gjatë kësaj periudhe mund të përjetoni ulje imuniteti.

SHIGJETARI: Rishikoni marrëdhëniet tuaja romantike. Mos e lejoni partneri t’ju bëjë të ndiheni në faj, kur në fakt nuk jeni faktorë. Kini kujdes pasi shumë sekrete do të dalin në sipërfaqe.

BRICJAPI: Tregoni anën tuaj emocionale, të gjithë e dimë që dhe ju e keni një të tillë. Dhembshuria mund të bëhet tipari kryesor i cili do t’ju ndihmojë të kapërceni problemet në fushën e romancës. Ju që jeni beqarë, prisni edhe pak.

UJORI: Është veçanërisht e rëndësishme t'u thoni "jo" gjërave që nuk dëshironi ose keni aftësinë t'i merrni përsipër tani. Mos sakrifikoni më mirëqenien tuaj për t'i bërë njerëzit e tjerë të ndihen më mirë. Gjithashtu, kujdesuni për shëndetin.

PESHQIT: Kjo është periudha e duhur për të shfaqur anën tuaj artistike. Ju jeni një ndër shenjat më me fat gjatë këtij tranzicioni pasi jeta juaj romantike do të lulëzojë. Dilni nga rutina e përditshme dhe rrezikoni pak më shumë. Do të habiteni nga rezultatet.

Horoskop