News / 31 Mars 2023, 10:55

Përse nuk martohet Cristiano Ronaldo, shkak bëhet familja e futbollistit

Përse nuk martohet Cristiano Ronaldo, shkak bëhet familja e

Të gjithë e kemi dëgjuar historinë e dashurisë së Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldos që e ka zanafillën në vitin 2017, kur modelja ishte ende një punonjëse në një dyqani luksi. Duket se që nga ajo kohë jeta e Georginës ka ndryshuar rrënjësisht. Tani, 6 vite më vonë ajo ka një influencë të jashtëzakonshme në rrjete sociale dhe është mamaja e 5 fëmijëve me futbollistin e famshëm.

Kohët e fundit më shumë se kurrë, fansat e dyshes simpatike vazhdojnë të kenë një pyetje: “Përse nuk janë martuar akoma?” Mungesa e kurorëzimit të dashurisë së tyre, nuk ka mbetur pa u vënë re, sidomos pas transferimit në Arabinë Saudite. Në këtë vend, ligji nuk lejon që një çift të bashkëjetojë nëse nuk janë të martuar.

Kështu që ç’po ndodh vallë me marrëdhënien e tyre? Kanë nisur problemet në parajsën romantike?

Çifti vazhdimisht bën bujë vazhdimisht në internet me postime që tregojnë për një martesë të mundshme. Për shembull, në prill 2018, Georgina ndau në llogarinë e saj në Instagram një selfie me një unazë në gishtin e fejesës, duke ngritur në këmbë të gjithë rrjetin.

“Si çdo grua e dashuruar, unë do të doja në një moment një martesë me partnerin tim, por tani kemi shumë gjëra në mendje dhe martesa nuk është prioritet,”- është shprehur Georgina për revistën “Hola” pas publikimit të fotos.

Përse nuk martohet Cristiano Ronaldo, shkak bëhet familja e

Kanë kaluar vite nga kjo deklaratë dhe ende nuk po shohim një unazë të vërtetë në gishtin e modeles por sipas mediave të ndryshme, ylli portugez i futbollit është shumë i lumtur me bukuroshen spanjolle dhe se ajo është ende në pritje të propozimit.

Sipas burimeve të afërta me çiftin, shkak për shtyrjen e martesës është familja e Ronaldos e cila nuk është ende e bindur për qëllimet që Rodriguez ka ndaj djalit të tyre, duke e akuzuar se dëshiron të përfitojë financiarisht nga ai. Pengesa kryesore e yllit 38 vjeçar është mamaja e tij e cila ka qenë një influencë e fortë edhe për mendimin që vëllezërit dhe motrat e futbollistit kanë për Georginën.

Vetëm koha do ta tregojë çfarë vendimi do të marrë Cristiano dhe nëse thashethemet që qarkullojnë për familjen e tij janë të vërteta.

Horoskop