
Disa arsye pse duhet të zgjidhni linjën e re të televizorëve Samsung OLED 77’’
Tencencat e fundit të televizorëve janë gjithnjë në zhvillim për të ofruar eksperienca fantastike në shtëpinë...
Nga: Alba Ruço
E para është investim për veten tuaj. Çdo blerje që bëni, nuk është e thënë që të qëndrojë e mbyllur në një vend të sigurt. Ju mund ta vendosni bizhuterinë për të plotësuar veshjen tuaj në mënyrën më të veçantë duke shkëlqyer me aksesorin tuaj të çmuar. Kini parasysh të kujdeseni për investimin tuaj, duke e pastruar dhe kontrolluar herë pas here, si edhe mos harroni ta siguroni.
E dyta - Edhe nëse ari mund të mos jetë pika kryesore e
bizhuterisë që keni investuar, ajo është një pjesë e
rëndësishme e kompozimit material. Ari gjithmonë e mbart
vlerën e tij dhe vazhdon të jetë në rritje të vazhdueshme,
sidomos në periudha të paqëndrueshme financiare. Pra në çdo rast, vlera e bizhuterisë do të jetë në rritje.
E treta - Bizhuteria është një formë arti në miniaturë që meriton të vlerësohet njësoj dhe të ruhet e trashëgohet ndër breza. Imagjinoni të keni një copëz arti të çmuar në duar nga një firmë që ju pëlqen, ta shijoni duke e mbajtur me përkujdesje është një afeksion që rritet sa më shumë koha kalon. Bizhuteria pastrohet dhe riparohet, duke mbetur kështu në gjendjen fillestare.
E katërta - Gurët e çmuar janë vërtetë të çmuar. Ka vetëm rritje të vlerës së diamanteve natyralë dhe gurëve të tjerë të çmuar natyralë. Në 10 vitet e fundit diamantet janë rritur me 33%, ndërsa gurët e tjerë natyralë me rreth 20-40 %. Me këtë rritje të përvitshme provojmë që bizhuteritë e çmuara ia vlejnë për investim.
E pesta - Bizhuteritë familjare. Një pikë sentimentale, bizhuteria e çmuar mund të trashëgohet ndër breza. Cilësia e mirë einvestuar vjen me garanci të përfshirë dhe kërkon më pak përkujdesje sesa investime si prona dhe nëse zgjidhet me kujdes e mbart vlerën përgjithmonë. Imagjinoni disa breza vajzash në familje që mbajnë të njëjtën unazë me zafir në ditën e tyre të martesës.
Tencencat e fundit të televizorëve janë gjithnjë në zhvillim për të ofruar eksperienca fantastike në shtëpinë...
Në qoftë se jeni të apasionuara pas tendencave të fundit të modës, nuk mund të mos e njihni Chiara Ferragni-n. 35-vje&ccedi...
Kjo recetë u përgatit nga Maison de goût Përbërësit: patate të vogla, kofsha pule, ullinj, trumzë, hudh&eu...