
Disa arsye pse duhet të zgjidhni linjën e re të televizorëve Samsung OLED 77’’
Tencencat e fundit të televizorëve janë gjithnjë në zhvillim për të ofruar eksperienca fantastike në shtëpinë...
Të biesh në dashuri nuk është një shkencë ekzakte! Koha e të rënit në dashuri me dikë duket se ndryshon nga personi në person dhe varet nga faktorë si tërheqja fizike e menjëhershme dhe sa të plotësuar ju bën të ndiheni emocionalisht partneri. Megjithatë, paçka sa relative na duket, një sondazh i bërë së fundmi na tregon se çfarë ndodh me trurin në momentin që nisim të ndjejmë fluturat e para në stomak.
Ky sondazh i bërë nga YouGov dhe faqja e takimeve romanike eHarmony doli në përfundimin se koha që i duhet dikujt nga takimi i parë deri në momentin që thonë fjalët magjike “Të dua” ndryshon midis burrave dhe grave. Koha mesatare që burrave u duhet të bien në dashuri është 88 ditë, ndërsa grave u duhen 134 ditë. 61% e grave dhe 72% deklaruan se besojnë në dashurinë me shikim të parë. Epo le të themi se qenkan romantikë të pashpresë!
Si ndikon dashuria në trurin tonë?
Studimet tregojnë se kur biem në dashuri, 12 zona të trurit punojnë së bashku për të çliruar hormonet e dopaminës, oksitocinës dhe adrenalinës. Këto hormone na bëjnë të ndihemi të lumtur dhe euforikë kur gjendemi pranë partnerit. Kjo eufori që ndjejmë, aktivizon të njëjtën zonë të trurit e cila aktivizohet kur konsumojmë lloje të caktuara drogash. Gjithashtu është vënë re se dashuria ka një efekt të madh dhe në uljen e hormonit të ankthit dhe depresionit.
A mundemi ta përshpejtojmë këtë proces?
Psikologët kanë mundur të zhvillojnë një lojë me 36 pyetje të cilat mund ta përshpejtojnë kohën që i duhet dikujt për të rënë në dashuri. Loja e njohur si "36 pyetje për të rënë në dashuri", kërkon që dy njerëz të panjohur të cilat janë prezantuar për herë të parë të ndajnë përvojat e jetës dhe tipare të fshehura të personalitetit. Përgjigjet e tyre rrjedhimisht mund t’i bëjnë individët të jenë më mendjehapur dhe rrisin besimin e intimitetin duke i bërë rrjedhimisht të krijojnë ndjenja për njëri-tjetrin. Emisione të ndryshme televizive e kanë provuar këtë metodë dhe ajo ka rezultuar e suksesshme për të krijuar të paktën ndjesinë e simpatisë dhe për të dalë në takimin e tyre të parë.
Dashuria në kohën pas pandemisë
Me rritjen e aplikacioneve për takime romantike, veçanërisht gjatë periudhës të pandemisë, njerëzit kanë mundur të gjejnë dashurinë edhe pa qenë në të njëjtin vend dhe 67% e njerëzve besojnë se është e mundur të biesh në dashuri me dikë që nuk e ke takuar personalisht. Mesa duket, në këtë rast, kohëzgjatja që duhet për të rënë në dashuri ka të bëjë thjesht me shpejtësinë më të cilën mund t'i përgjigjeni mesazheve telefonike.
Tencencat e fundit të televizorëve janë gjithnjë në zhvillim për të ofruar eksperienca fantastike në shtëpinë...
Në qoftë se jeni të apasionuara pas tendencave të fundit të modës, nuk mund të mos e njihni Chiara Ferragni-n. 35-vje&ccedi...
Kjo recetë u përgatit nga Maison de goût Përbërësit: patate të vogla, kofsha pule, ullinj, trumzë, hudh&eu...