
Disa arsye pse duhet të zgjidhni linjën e re të televizorëve Samsung OLED 77’’
Tencencat e fundit të televizorëve janë gjithnjë në zhvillim për të ofruar eksperienca fantastike në shtëpinë...
Lyerja e thonjve nuk është vetëm një aktivitet që na bën të ndihemi më të kuruara, por është gjithashtu një simbol i kujdesit dhe dashurisë për veten. Me anë të ngjyrave që zgjedhim, secila nga ne transmeton një pjesë të karakterit, gjendjes shpirtërore dhe shijes individuale. Kjo është dhe magjia e lyerjes së thonjve! Pavarësisht preferences personale, disa nuanca ngjyrash për thonjtë duket se vazhdojnë t’i rezistojnë kohës. Tashmë ato konsiderohen si ngjyrat klasike dhe “të përjetshme” të cilat duken bukur pavarësisht stinës, stilit dhe moshës.
Në vijim ne do t’ju tregojmë se cilat janë 9 tendencat e ngjyrave të thonjve me të cilat do të dukeni gjithnjë “chic”:
E kuqja e qershisë
Kjo nuancë e ëmbël e së kuqes është perfekte për çdo stinë të vitit dhe konsiderohet ngjyra më ikonike dhe elegante e thonjëve. Këtë ngjyrë ia kemi parë yjeve të Hollivudit të vjetër si Marilyn Monroe-së dhe këngëtarëve të famshme si Lady Gaga-s dhe Rihanna ndër të tjera.
Roza e lehtë
Roza e lehtë jep përshtypjen se jeni delikate, paksa lozonjare dhe gjithnjë e kuruar deri në detaje. Ajo është ngjyra ideale për çdo rast pasi nuk duket asnjëherë e tepruar.
Ngjyra kafe
Ndonëse zakonisht e zgjedhim këtë ngjyrë në vjeshtë dhe dimër, nëse gjeni nuancën e duhur të kafes, ajo do të bëhet ngjyra juaj e preferuar. Një kafe e hapur duket kurdoherë bukur dhe i jep thonjve tuaj personalitet.
Bluja
Nëse doni të bini në sy, bluja është nuanca e duhur. Ajo duket se është ngjyra e preferuar e shumë njerëzve pasi jep ndjesinë e qetësisë dhe paqes.
Nude
Trendi i thonjëve “nude” duket se nuk do të dalë nga moda për një kohë të gjatë. Me nuancat e “nude” thonjtë tuaj duken të kuruar, pa u përpjekur fare!
Shampanja me xixa
Pak xixa nuk i bëjnë keq askujt, a nuk mendoni dhe ju kështu? Sidomos kur baza e tyre është nuanca shampanjë. Kështu ju nxirrni në pah personalitetin tuaj delikat, tërë klas dhe të ëmbël.
Grija
Nëse ju ka ardhur në majë të hundës me rozën dhe të kuqen, ngjyra e duhur për ju është grija. Gjithnjë neutrale dhe nuk ju lë kurrë në baltë.
E zeza
Thonjtë e zinj duken gjithnjë bukur dhe tregojnë se keni një stil të veçantë. Ato krijojnë përshtypjen se nuk keni frikë nga vëmendja.
Vishnja
Nëse grija dhe e zeza ju duken ngjyra të guximshme, ne ju sugjerojmë vishnjen. Me të dukeni misterioze dhe moderne.
Tencencat e fundit të televizorëve janë gjithnjë në zhvillim për të ofruar eksperienca fantastike në shtëpinë...
Në qoftë se jeni të apasionuara pas tendencave të fundit të modës, nuk mund të mos e njihni Chiara Ferragni-n. 35-vje&ccedi...
Kjo recetë u përgatit nga Maison de goût Përbërësit: patate të vogla, kofsha pule, ullinj, trumzë, hudh&eu...