
Disa arsye pse duhet të zgjidhni linjën e re të televizorëve Samsung OLED 77’’
Tencencat e fundit të televizorëve janë gjithnjë në zhvillim për të ofruar eksperienca fantastike në shtëpinë...
Mos na thoni se nuk ju ka shkruar mendja kurrë të lexoni Tarot, qoftë edhe nga kurioziteti i madh për të zbuluar më shumë rreth këtyre letrave mistike të cilat thuhen se parashikojnë fatin. Ato janë përdorur që nga antikiteti i lashtë dhe thuhet se mesazhet e tyrem mund t'ju ndihmojnë gjatë vendimeve që merrni gjatë përditshmërisë.
Letra Tarot për javën e ardhshme është: VDEKJA
Prisni, mos u largoni akoma nga faqja! Kjo letër ndonëse ka një emër të frikshëm, në fakt nuk personifikon vdekjen fizike, ndaj mos u trembni.
Kuptimi që kjo letër mistike mbart është në fakt e anasjellta. Të gjithë duhet të vdesim shpirtërisht dhe të “vrasim” një pjesë tonën, duke e lënë përgjithmonë pas në mënyrë që të rilindim. Kështu pra, vdekja në rastin konkret do të thotë rigjenerim dhe nisja e një etape të re kolektive.
Duke u nisur dhe nga ndryshimet astrologjie e astronomike të ditëve të fundit si rreshtimi i 5 planetëve në vijë të drejtë dhe hyrja e Plutonit në shenjën e Ujorit, energjia kozmike po ndryshon. Shumë nga ju mund të jenë duke përjetuar ndarje dramatike, periudha të lodhshme në karrierë, ndryshime në vendin e punës dhe në ambientin në të cilin jetoni.
Mos u trembni nga këto ndryshime, ato janë të destinuara të ndodhin në këtë moment dhe periudha më të lehta do të vijnë për secilën nga ne. Ndërkohë mos merrni vendime të nxituara për të ardhmen dhe përpiquni të menaxhoni shpërthimet emocionale.
Tencencat e fundit të televizorëve janë gjithnjë në zhvillim për të ofruar eksperienca fantastike në shtëpinë...
Në qoftë se jeni të apasionuara pas tendencave të fundit të modës, nuk mund të mos e njihni Chiara Ferragni-n. 35-vje&ccedi...
Kjo recetë u përgatit nga Maison de goût Përbërësit: patate të vogla, kofsha pule, ullinj, trumzë, hudh&eu...