
Më e qartë dhe e vendosur se kurrë, Vesa Luma e di mjaft mirë se ç'duhet të bëjë pas kthimit nga Zelanda e Re
Kemi dëgjuar vazhdimisht të flitet për ëndrrën amerikane, tokën e premtuar të mundësive të mëdha dhe s...
Po kaloni netë pagjumë duke menduar për ish-in tuaj? Jeni duke kontrolluar vazhdimisht rrjetet sociale për të parë nëse ka vazhuar përpara dhe ka një marrëdhënie të re? I bezdisni vazhdimisht miqtë tuaj të përbashkët në mënyrë që t’ju japin informacione rreth tij?
Nëse përgjigja për pyetjet e mësipërme është “PO”, dijeni se e keni punën keq. Ndoshta nuk e keni kuptuar ende, por ka shumë gjasa të jeni fiksuar me ish-in ka ardhur momenti që ta lini pas marrëdhënien tuaj…seriozisht kësaj here.
Në vijim, ne do t’ju sugjerojmë 7 mënyra sesi mund ta harroni ish-in më lehtë:
Pranoni se jeni fiksuar me të
Hapi i parë është pranimi. Filloni duke pranuar se jeni duke menduar në mënyrë të vazhdueshme për ish partnerin tuaj dhe se kjo nuk është aspak e shëndetshme. Vetëm pas këtij hapi do të jeni gati të ecni përpara, pasi më në fund po e thërrisni mbrapsht fuqinë tuaj dhe po merrni përgjegjësi.
Mos fantazoni më për një rikthim
Shpresa është ajo që vdes e fundit, por në rastin tuaj ju lutemi të ndaloni së shpresuari. Është pikërisht ndjesia juaj e optimizmit se kjo marrëdhënie ka ende një mundësi për t’u rikuperuar që nuk po ju lë të vazhdoni përpara. Përveç kësaj, kjo shpresë mund t’ju bëjë të mos doni të dilni me njerëz të tjerë e kështu i hiqni vetes shancin të takoni dashurinë tuaj të re.
Mjaft e romantizuat figurën e tij
Mjaft e ngritët ish-in në piedestial, por shiheni për atë që ështe në të vërtetë. Është një problem i madh nëse ju ka bërë gjithnjë të ndiheni sikur jeni në gabim dhe nga ana tjetër ju mendoni se ai është perfekt. Mos harroni se nuk ka njerëz perfektë dhe me shumë mundësi keni qenë në një marrëdhënie toksike.
Mos e ndiqni më në rrjete sociale
Nëse vazhdoni t’i shihni postimet në “Instagram”, nuk do ta harroni ndonjëherë, por vetëm sa po mërziteni akoma edhe më shumë. Mos ia hapni Story-t, mos mendoni se çdo varg kënge që poston është një dedikim për ju dhe na besoni se do të ndiheni më mirë.
Falni por mos harroni
Nëse e falni ish-in për gabimet që mund të ketë bërë kundrejt jush dhe marrëdhënies tuaj, do të çliroheni. Gjithashtu, mësoni të falni dhe veten. Pasi ta keni mbyllur këtë proces, nuk ka më kthim prapa pasi më në fund morët përsipër përgjegjesitë tuaja dhe kuptuat çfarë e çoi lidhjen tuaj deri në pikën e ndarjes.
Kemi dëgjuar vazhdimisht të flitet për ëndrrën amerikane, tokën e premtuar të mundësive të mëdha dhe s...
Miqësitë e sinqerta mund të lindin në çdo kohë, madje dhe në situatat më të paparashikueshme. Mirëpo p&eum...
Fushatat dezinformuese shënjestrojnë kryesisht gratë në politikë, aktivistet, gratë që janë pjesë e grupeve t&eum...