
Disa arsye pse duhet të zgjidhni linjën e re të televizorëve Samsung OLED 77’’
Tencencat e fundit të televizorëve janë gjithnjë në zhvillim për të ofruar eksperienca fantastike në shtëpinë...
Mesa duket gabimet e së shkuarës e gjejnë një mënyrë për të të përndjekur dhe vite më vonë. Princ Harry ka treguar më shumë rreth asaj që ai e konsideron si një nga gabimet më të mëdha të jetës së tij. Kjo ngjarje do të rikrijohet në sezonin e gjashtë të dramës së Netflix, “The Crown”. Në dramën mbretërore personazhet tregojnë jetën e familjes mbretërore përgjatë viteve 2000 dhe kësaj here në fokus do të jetë nata kur Princ Harry veshi një uniformë naziste.
Ka qenë një burim i brendshëm i Netflix-it, i cili ka zbuluar se Harry është vetë-rrëfyer në një intervistë ekskluzive se vazhdon ta kujtojë këtë ngjarje problematike. Princ Harry është shpjeguar se në moshën 20 vjeçare, gjatë fazës së tij të skandaleve dhe rebelimit, ai mori pjesë në një festë ku u vesh si një pjestar i forcave gjermane të ekspeditës në Afrikën Veriore. Pas ngjarjes, ky lajm bëri xhiron në “The Sun” në janar të vitit 2005 duke u konsideruar një skandal i madh. Familja mbretërore bëri asaj kohe një kërkesë faljeje publike, por princi i ri nuk ka folur për incidentin deri vonë. Ai është shprehur se e ka marrë mësimin e tij dhe i vjen keq për të gjithë njerëzit që ka prekur dhe ofenduar.
“Do të doja ta lija pas në të kaluarën tani. Më vjen keq. Ishte një shenjë e papjekurisë sime. Diçka të tillë nuk do ta bëj më kurrë. Ka qenë ndoshta një nga gabimet më të mëdha të jetës sime. U ndjeva shumë i turpëruar më pas. Gjithçka që doja të bëja ishte ta rregulloja atë,"-shprehet Harry.
Ky moment është përmendur gjatë dokumentarit me gjashtë pjesë në Netflix, me titull “Harry & Meghan”, ku princi foli për indicentin që vazhdon ta shoqërojë.
Shumë nga brezat më të vjetër e kujtojnë historinë dhe foton e Harry-it me epitetin “Harry Nazisti", por ky episod është tërësisht i ri për përdoruesit e Netflix-it dhe fansat në moshë të re të Harry-t dhe Meghan-it.
Tencencat e fundit të televizorëve janë gjithnjë në zhvillim për të ofruar eksperienca fantastike në shtëpinë...
Në qoftë se jeni të apasionuara pas tendencave të fundit të modës, nuk mund të mos e njihni Chiara Ferragni-n. 35-vje&ccedi...
Kjo recetë u përgatit nga Maison de goût Përbërësit: patate të vogla, kofsha pule, ullinj, trumzë, hudh&eu...