
Vendosni këmbët mbi kroskotin e makinës? Arsyeja pse duhet të hiqni dorë menjëherë
Çdo vit, mijëra jetë humbin në aksidentet rrugore për shkak të shpejtësisë, konsumit të tepërt të alk...
Gazetarja Rudina Xhunga ka kujtuar sot në studion e “Rudina” në Tv Klan, momentin e veçantë kur intervistoi Parashqevi Simakun në 14 shkurt të vitit 1997. Ishte pikërisht kjo datë që shënoi dhe prononcimin e fundit të këngëtares ikonike në Shqipëri.
Gazetarja e njohur Xhunga u shpreh se Parashqevia u zhgënjye kur erdhi në atë kohë në Shqipëri dhe tha se do të kthehej në një moment të dytë.
"Unë punoja te “Koha e Jonë”.Më 14 shkurt të vitit 1997, jam në Rogner, intervistoj Parashqevi Simakun. Kisha përpara Parashqevi Simakun, që ishte diva përsëri, e kujtoj si tani, në 4 mars digjet kaseta dhe unë shkoj, shoh kompjuterin e djegur dhe thashë: Këtu Parashqevi Simaku ishte, më këtë pse e dogjën? Ishte naiviteti i një gazetareje kulture në ’97-ën. Parashqevi erdhi në atë kohë për të prezantuar veten e ribërë, një vete tjetër.
Ishte bashkë me bashkëshortin, Robertin. Ai që e puthi në publik për herë të parë etj etj. Ajo u zhgënjye dhe tha, po vij në një moment të ri."-përfundoi ajo.
Çdo vit, mijëra jetë humbin në aksidentet rrugore për shkak të shpejtësisë, konsumit të tepërt të alk...
Alergjia nga dielli përfshin njollat e lëkurës pas ekspozimit për një kohë të gjatë në diell. Këto skuqje li...
Ka pak artikuj aq thelbësorë sa këmisha prej linoje në gardërobën verore të një femre. Prakticiteti i saj ju lejon ta ...