News / 1 Prill 2023, 19:34

"Ciao Marina! Unë jam Sabrina, bashkëshortja e Luca-s." letra e një gruaje të tradhtuar

"Ciao Marina! Unë jam Sabrina, bashkëshortja e Luca-s."

Ciao Marina, unë jam Sabrina, gruaja e Luca-s. Nuk dua të grindem, dua vetëm të flas me ty.  Kam parë bisedat e tua në WhatsApp me të, pata pakëz frikë kur pashë se sa shumë ngjajnë me gjërat që më thotë zakonisht mua.  Shiko, e kam me të vërtetë, gënjeshtra është një art që ai e zotëron mjeshtërisht.  Besoj se nuk është surprizë për ty që të kontaktova, në fund të fundit ti e ke ditur gjithmonë që është i martuar, ka dy fëmijë dhe me sa kam lexuar, ky nuk ka qenë asnjëherë problem për ty. 

Kështu Marina, do të doja që ti të dije disa gjëra në lidhje me Luca-n tënd. Para se të kishte sukses në jetë, ne jetonim në një shtëpi të vogël, të ngjeshur, por të mbushur me ëndrra.  Unë i realizova ato. 

Kam parë që të bën dhurata dhe të çon në vende shumë të kushtueshme. Sa jetë e bukur, ë?! Mendoj se ai ka harruar të përmendë disa gjëra: 

E ke parasysh makinën? 

Eshtë e imja!

E ke parasysh kompaninë?  

Eshtë e imja! 

I ke parasysh udhëtimet dhe dhuratat? Janë paguar me paratë e mia, sigurisht pa e ditur unë. 

Ky burrë që sot të premton botën dhe malet? M'i ka premtuar edhe mua, dallimi është që ia kam dhënë unë. Nuk kam qenë kurrë lloji i gruas që e mban mashkullin, për mua ishte partneri im dhe ndihmoja jo vetëm fëmijët e mi, por edhe bashkëshortin tim që të jetonte më mirë. 

Sot kuptoj që nuk e kam njohur tim shoq.  

Një gjë ta garantoj: me shpenzimet e mia, nuk më pëlqen më. 

Di që je e dashuruar, rri e qetë, është i gjithi yti. Po ta dërgoj menjëherë, e ka gati valixhen. Shpresoj që ti ta bësh një njeri më të mirë. 

Shijoje dhuratën, është falas dhe e ambalazhuar, vetëm se nuk ka makinë, udhëtime, dhurata dhe para. 

Çdo herë që do të joshësh një burrë të martuar, dije se ajo çfarë ai është: si në punë, në jetën private, është edhe (dhe mbi të gjitha) falë sakrificave që bën një grua. 

Horoskop