Astroliving / 10 Prill 2023, 14:38

Horoskopi javor nga Paolo Fox, zbuloni ç'kanë parashikuar yjet për të gjitha shenjat gjatë datave 10-16 prill

Horoskopi javor nga Paolo Fox, zbuloni ç'kanë parashikuar yjet

DASHI: Të lindurit në shenjën e Dashit do të ndihen shumë energjikë gjatë muajit prill. Vullneti dhe dëshira e mirë për t’i bërë gjërat do t’ju ndihmojnë që të arrini rezultate të shkëlqyera në punë, pavarësisht ndikimit negativ të Marsit që mund t’ju krijojë probleme. Mos u rrëmbeni nga entuziazmi, por përfitoni nga kjo periudhë pozitive duke e vlerësuar çdo mundësi me kujdes. Por kini kujdes të mos jeni shumë të pavendosur në dashuri, sepse mund të humbisni raste të çmuara.

DEMI: Qielli sjell lehtësim për ata që kanë lindur në shenjën e Demit. Mbështetja e yjeve ju garanton lajme të mira për çështjet e pazgjidhura, të cilat i keni pritur prej kohësh. Për sa i përket jetës private, jeni në kërkim të njohjeve të reja miqësore dhe romantike. Kini kujdes që të mos tundoheni nga dashuritë e vjetra, ndonjëherë është më mirë të mos e trazoni të shkuarën dhe të vazhdoni përpara.

BINJAKËT: Saturni do të sjellë prishje të qetësisë, por edhe lajme pozitive për të lindurit e Binjakëve në muajin prill. Më në fund do të merrni kënaqësinë që meritoni pas disa muajsh punë të palodhur. Do të përballeni me shumë pengesa për qëllimet tuaja më të afërta, veçanërisht nëse nuk mbani gjuhën: shmangni konfrontimet e panevojshme. Shumë takime intriguese dhe aventureske, por të shkurtra në ditët në vijim. Mos krijoni lidhje të ngushta me askënd, përndryshe do të vuani.

GAFORRJA: Të lindurit në shenjën e Gaforres mund të marrin frymë të lehtësuar. Puna ka qenë një fushë e minuar kohët e fundit, por tashmë ka ardhur koha të riktheheni në lojë dhe të jeni më të guximshëm. Punoni shumë këtë muaj për të siguruar rezultate në të ardhmen. Do të ndiheni më të qetë dhe më të hapur emocionalisht. Yjet ju mbështesin, por ju takon ju të përpiqeni për të arritur rezultate.

LUANI: Të lindurit në shenjën e Luanit do të hasin vështirësi në aspektin ekonomik. Disa fatura më të larta se sa pritej do t'ju detyrojnë të shtrëngoni rripin. Në vendin e punës situata është gjithnjë e më e brishtë, përpiquni të mos e prishni marrëdhënien përgjithmonë. Mos lejoni që problemet e punës të ndikojnë në jetën tuaj sentimentale. Kultivoni sa më shumë marrëdhënien me partnerin.

VIRGJËRESHA: Yjet u japin forcë të lindurve në shenjën e Virgjëreshës. Mbështetja e Mërkurit, Hënës dhe Diellit ju bën që të merrni iniciativa të reja dhe ju rrit besimin te vetja. Ju besoni në idetë tuaja dhe nuk keni frikë t'i mbroni ato, një qëndrim që do të vlerësohet shumë në zyrë. Por kini kujdes që të mos devijoni nga objektivat që i keni vënë vetes. Në dashuri, përpiquni të shikoni përtej pamjes: ndjeshmëria është dhuntia juaj më e mirë.

PESHORJA: Pas një fillimi të vështirë të vitit 2023, Peshoret ende nuk e kanë marrë veten plotësisht. Tashmë jeni mësuar me këtë gjendje, por mos u dëshpëroni shumë: një periudhë rikuperimi gradual fillon në prill. Në punë do të vazhdoni të keni vështirësi, por mos ua nxirrni inatin personave tuaj të dashur. Çojini deri në fund detyrat që keni marrë përsipër dhe shumë shpejt do të jeni në gjendje të shijoni një periudhë pushimi.

AKREPI: Të lindurit në shenjën e Akrepit po bëhen gati të kthejnë gjithçka përmbys. Është muaji i duhur për ata që kanë kohë që kërkojnë një ndryshim të vërtetë. Shumë yje do t'ju vendosin shkopinjtë nën rrota, veçanërisht për sa i përket aspektit profesional, por ju duhet të vazhdoni rrugën tuaj me vendosmëri. Por mos jini kaq kokëfortë në çështjet e zemrës. Kokëfortësia juaj mund të shkaktojë çarje të pariparueshme.

SHIGJETARI: Prilli është muaji i rikuperimit për të lindurit në shenjën e Shigjetarit. Në punë do të mund të merrni frymë të lehtësuar, me ndihmën e Jupiterit do të arrini të ktheheni në rrugën e duhur. Kujdes nga Saturni, gati për t’ju nxjerrë pengesa me një sërë shpenzimesh të papritura. Lajme të shkëlqyera në dashuri, disa njohje të reja premtojnë për mirë dhe që mund të evoluojnë në diçka shumë të rëndësishme.

BRICJAPI: Kjo do të jetë një periudhë shumë kaotike për të lindurit në shenjën e Bricjapit. Sherre të shumta dhe përplasje të papritura, si në punë ashtu dhe në familje. Ju takon juve të kapni demin nga brirët për të rimarrë situatën në kontroll. Shikoni portofolin tuaj, shmangni shpenzimet e çmendura në javët e ardhshme. Sa i përket dashurisë, shumë dyer hapen për beqarët: është koha e përkryer për të gjetur shpirtin tuaj binjak.

UJORI: Ditë me re në vijim për të lindurit në shenjën e Ujorit. Disa çështje ekonomike që kanë mbetur pezull dhe një rrëmujë e madhe në zyrë ju bëjnë të ndiheni të shqetësuar dhe të pasigurt për të ardhmen. Ndoshta është koha për të bërë një ndryshim të madh. Mbajini larg tensionet nga jeta juaj private. Jini të sinqertë dhe kërkoni mbështetje nga ata që doni.

PESHQIT: Të lindurit në shenjën e Peshqve do të kenë mbarësi në aspektin profesional. Do t’ju ofrohen shumë mundësi për të rindërtuar, rinovuar dhe revolucionarizuar projektet tuaja. Ju keni shkathtësinë e duhur për t’i shfrytëzuar këto mundësi. E vetmja pengesë do të jenë disa çështje familjare që do t'ju shkaktojnë shumë dhembje koke. Shumë diskutime dhe momente tensioni me ata që doni, përpiquni të frenoni xhelozinë.

Horoskop