Familja / 10 Prill 2023, 15:24

Përse "e urrejmë" ish-in, ky është shpjegimi shkencor

Përse "e urrejmë" ish-in, ky është shpjegimi

Pas dramës që bëri xhiron e rrjetit mes Selena Gomez dhe Hailey Bieber, nisëm të mendojmë sesa e natyrshme është të mos e pëlqejmë ish-in. Ajo që nuk kuptojmë është përse ndodh ky fenomen. Jemi duke u treguar irracionale? Mos vallë kemi bërë ndonjë gabim dhe nuk e pranojmë dot? A mund të jetojmë pa u bezdisur nga ekzistenca e tyre? Kështu pra nisëm të analizojmë arsyet si dhe për të kuptuar se çfarë ndodh në mendjet tona në momentin që nisim të urrejmë ish partnerin. Ajo që zbuluam ishte shumë interesante dhemesa duket paska një shpjegim shkencor.

Përse "e urrejmë" ish-in?

Filozofja e specializuar në neurologji, Berit Oskar Brogaard i kthen përgjigje kësaj pyetjeje dhe shpjegon:

"Të gjithë e dimë që i idealizojmë partnerët tanë në fillim të marrëdhënieve duke shpërfillur të gjithë të metat e tyre dhe duke lartësuar për tiparet më të mira dhe të pëlqyeshme të personalitetit. Dopamina është neurotransmetuesi kryesor përgjegjës për këtë lloj gjykimi të gabuar. Kur marrëdhëniet prishen, është tejmase e rrallë që të dyja palët të jenë të ndihen mirë dhe të mbeten miq. Në fakt, në rastet e rralla kur kjo ndodh, të dyja palët ndoshta nuk e duan më njëri-tjetrin dhe ndaj nuk nisin me lojërat e fajësimit. Megjithatë, në shumicën e rasteve ndarjet shoqërohen me zemërim, inat, keqardhje dhe xhelozi.

Dopamina mund mund të shpjegojë tendencën e njerëzve të dashuruar për të romantizuar partnerët e tyre dhe për t'i dhënë kuptim çdo lëvizjeje të vogël që ai ose ajo bën. Është pikërisht roli i këtij neurotransmetuesi që ndikon në emocione pasi i nxit njerëzit t’u vendosin të tjerëve cilësi të cilat janë të ekzagjëruara ose nuk ekzistojnë. Kur jeni të dashuruar, nivelet e dopaminës janë të larta kur mendoni për të dashurin tuaj dhe kështu truri kthehet në një instrument më pak të besueshëm për të formuar besime të forta ose për të marrë vendime të drejta. Kjo mendësi ndryshon menjëherë kur marrëdhënia përfundon, veçanërisht nëse nuk ishte vendimi juaj për t'i dhënë fund. Stabilizmi i neurotransmetuesit pas ndarjes do ju bëjë të shihni realitetin për atë që është, si dhe do t’ju bëjë të ndjeni urrejtje dhe zemërim ndaj personit të zemrës. Gradualisht, nivelet e dopaminës normalizohen dhe sa më shumë kohë kalon, aq më e lehtë është të harrojmë ish partnerin me të mirat dhe të këqijat e tij."

Horoskop