Modë / 11 Prill 2023, 16:17

Princesha Kate thyen protokollin mbretëror, u shfaq me këtë ngjyrë manikyri gjatë festimeve të Pashkës

Princesha Kate thyen protokollin mbretëror, u shfaq me këtë

Princesha e Uellsit i befasoi të gjithëve ditën e dielë në festimet mbretërore të Pashkës në Windsor, ku familja u koordinua me veshje blu për shërbesën e kishës. Fatkeqësisht, nuk ishte veshja e saj elegante, por ngjyra e guximshme e thonjve e cila bëri bujë në rrjet duke u bërë shumë virale. Ajo u shfaq me thonj të lyer me një manikyr ngjyrë të kuq dhe le të themi që përdoruesit e rrjeteve sociale nuk u besonin dot syve.

Princesha Kate thyen protokollin mbretëror, u shfaq me këtë

Përse është kaq e rëndësishme ngjyra e thonjve për gratë e familjes mbretërore?

William Hanson, një ekspert i etikës mbretërore tha për “The Sun” se nuancat e së kuqes dhe rozës së ndezur nuk janë nuancat më të përshtatshme për raste të tilla zyrtare sidomos pas zisë kombëtare. Ngjyra “e lejuar” sipas tij është roza e hapur.

Mendohet se e ndjera, mbretëresha Elizabeta II preferonte që ngjyra më e përdorur të ishte ngjyra e lëkurës, ndërkohë që Kate ishte shumë nuanca larg ngjyrave neutrale me të cilat e shohim zakonisht në daljet e saj publike. Ndonëse mbretëresha ishte e famshme për veshjet me ngjyra të ndezura, ajo mendonte se thonjtë duhet të dukeshin gjithnjë të kuruar dhe klasikë. Që nga viti 1989, ajo përdorte nuancën “Këpucë Baleti” nga “Essie” dhe kjo ishte e vetmja ngjyrë që Madhëria e saj pëlqente në thua. Sipas saj, manikyrët shumëngjyrësh ishin shpërqendrues dhe kjo është arsyeja përse gratë mbretërore e ndiqnin këtë praktikë si një rregull jozyrtar. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që ky protokoll mbretëror nuk është “respektuar”, pasi disa muaj pas martesës, Meghan Markle tronditi fansat duke u shfaqur me thonj të lyer me manikyr të zi në "Ndarjen e Çmimeve të Modës" në vitin 2018.

Princesha Kate thyen protokollin mbretëror, u shfaq me këtë

Horoskop