Personazh / 13 Prill 2023, 13:35

Juristja shqiptaro-britanike Rudina Jasini, tashmë pjesë e Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave

Juristja shqiptaro-britanike Rudina Jasini, tashmë pjesë e

Juristja shqiptaro-britanike Rudina Jasini është tashmë pjesë e Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave.“Ndihem e nderuar dhe e përulur që jam përzgjedhur për t’u bërë pjesë e Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave. Faleminderit që më besuat këtë përgjegjesi,”-u shpreh ajo në rrjetin social “Instagram”.

Juristja shqiptaro-britanike Rudina Jasini, tashmë pjesë e

E arsimuar në Universitetin e Oxford-it, Rudina është specializuar në fushën e së Drejtës Penale Ndërkombëtare. Rudina jep leksione jo vetëm në Oxford, por edhe si e ftuar në universitete të tjera nga më prestigjiozët në botë si në Fakultetin Juridik të Universitetit të Harvard-it, Columbia-s, Universitetit të Nju Jork-ut, Universitetit të Melbourne, Universitetin Kombëtar të Australisë, në Institutin Max Planck dhe shumë të tjerë. Gjithashtu, ajo ka një eksperiencë disa vjeçare si avokate në gjykatat ndërkombëtare penale, duke përfshirë Tribunalin Penal Ndërkombëtar për Ish-Jugosllavinë, Gjykatën e Jashtëzakonshme të Kamboxhias, dhe aktualisht është avokate për mbrojtjen në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Horoskop