
Imitimi i Eva Alikajt për fëmijët e komunitetit rom shkakton debat në rrjetet sociale
Aktorja dhe ish-banorja e "Big Brother Vip" Eva Alikaj ka ndarë një ngjarje që i ka ndodhur me fëmijët e komuntitit rom. Alikaj e ftuar...
Tashmë botoksi të ketë edhe një përdorim mjekësor. Një formë e modifikuar e tij mund të ndihmojë njerëzit të cilët vuajnë nga dëmtimi i nervave. Ky është zbulimi më i ri i shkencëtarëve në Mbretërinë e Bashkuar ku 1 në 15 njerëz vuan nga ky problem. Trajtimi i kësaj gjendjeje thuhet se është mjaft i vështirë dhe ka efekte anësore dhe zgjidhja pritet të gjendet pikërisht tek botoksi, të cilin e njohim sot si procedurën më të famshme të cilën e shohim të aplikohet nga njerëz të përditshmërisë e deri te yjet e Hollivudit.
Botoks, ndryshe Botulinum Toxin A, është një relaksues muskulor i cili ka gjetur aplikim në dermatologjinë estetike dhe trajtimin e rrudhave. Ai injektohet drejtpërdrejt në fytyrë në doza të vogla dhe ka si qëllim relaksimin e muskujve dhe tendosjes së lëkurës, por në doza të mëdha është e rrezikshme pasi mund të paralizojë përkohësisht muskujt. Pas shumë kërkimesh, studiuesit kanë gjetur një mënyrë sesi të përdorin botoksin për të lehtësuar dhimbjet e personave që vuajnë nga dëmtimet e nervave pa shkaktuar paralizë ose efekte të tjera anësore. Ky studim nuk është testuar ende tek njerëzit dhe është publikuar në revistën “Life Science Allience”. Ai është financuar nga Këshilli i Kërkimeve Mjekësore dhe u krye nga shkencëtarë nga Universiteti “Sheffield & Reading” dhe “University College London”.
Studimi është testuar fillimisht tek minjtë dhe u zbulua se botoksi i përmirësuar nuk ishte toksik dhe nuk shkaktonte paralizë. Trajtimi mund të jetë efektiv deri në pesë muaj sipas studiuesve. Doktoresha Maria Maiaru e cila është përfshirë në studim u shpreh: "Këto modifikime që janë bërë në molekulat e Botulinum-it janë efektive në reduktimin e dhimbjeve. Ne besojmë se ky zbulim mund të hapë rrugën për zhvillimin e trajtimit të dhimbjeve kronike dhe përmirësimit të cilësisë së jetës së miliona njerëzve. Ilaçet që përdoren aktualisht për lehtësimin e dhimbjeve për dëmtimet nervore përfshijnë morfinën dhe fentanilin. Ato mund të përdoren vetëm për një afat të shkurtër për shkak të rrezikut të varësisë, abuzimit dhe mbidozës. Njerëzit me dhimbje kronike kanë nevojë për mënyra të tjera më efektive dhe të sigurta sesi mund të menaxhojnë simptomat e tyre.”
Aktorja dhe ish-banorja e "Big Brother Vip" Eva Alikaj ka ndarë një ngjarje që i ka ndodhur me fëmijët e komuntitit rom. Alikaj e ftuar...
Nga Paolo Fox UJORI: Punonjësit mund të mendojnë se në përgjithësi është mirë të punosh vetë, t&e...
Nga Paolo Fox SHIGJETARI: Marsi dhe Venusi do ta mbështetin shenjën tuaj që nga data 5. Ana financiare është e vetmja anë ...