Kuzhina / 13 Prill 2023, 19:07

Do të lëpini gishtat, brinjë derri me mjaltë dhe erëza

Do të lëpini gishtat, brinjë derri me mjaltë dhe erëza

Kjo recetë u përgatit nga Delicious.al

Mjalti dhe ketchup-i mund të duken një kombinim i çuditshëm, por mos u tutni kur të lexoni recetën më poshtë, sepse krijojnë një salcë fantastike që u jep tepër shije brinjëve të derrit. Nëse nuk e konsumoni mishin e derrit, gjithnjë mund të zgjidhni mish tjetër, apo në fund të fundit të eksperimentoni edhe me mishin e pulës. Nuk është aspak një recetë e vështirë, sepse punën më të madhe e bën përzierja e erëzave dhe salcave.

Përbërësit (për 4-6 persona): 2.5 kg brinjë derri, 1 lugë rozmarinë e freskët e grirë e hollë, 1 lugë rigon i freskët, i grirë, gjysmë luge trumzë e freskët, e grirë, kripë e piper, 100 ml uthull e bardhë, gjysmë filxhani mjaltë dhe 250 ml salcë ketchup.

Përgatitja: Lani brinjët në ujë të rrjedhshëm e të ftohtë dhe thajini me letër kuzhine. Hidhuni rozmarinë, rigon, trumëz, kripë e piper, lyejini mirë dhe spërkatini me uthull. Vërini brinjët në një tavë për furrë dhe piqini me 160 gradë për rreth 1 orë e gjysmë, derisa mishi të zbutet. Shkrini mjaltin në zjarr të ulët dhe shtoni salcën ketchup. Përziejini mirë derisa të merret salcë e njëtrajtshme. Lyeni me këtë salcë brinjët mirë. Futini brinjët në furrë për rreth 10 minuta të tjera, duke i ruajtur.

Horoskop