Modë / 14 Prill 2023, 13:05

Sigurohuni të mos i mungojnë gardërobës suaj, këto janë 5 tendencat më të fundit të këpucëve për këtë pranverë

Sigurohuni të mos i mungojnë gardërobës suaj, këto

Kur vjen puna për të gjetur “look-un” perfekt, shumë njerëz fokusohen tek rrobat pa menduar gjatë për këpucët e tyre. Megjithatë, këpucët e duhura mund të përmirësojnë ose shkatërrojnë pamjen që mendoni se do të arrini. Ato janë shumë të rëndësishme pasi tregojnë karakter dhe status. Gjatë kësaj periudhe, ndërrimi i gardërobës dhe gjetja e këpucëve që i shkojnë stilit tuaj mund të duket paksa e vështirë, por mos u shqetësoni. Ne do t’ju vijmë në ndihmë duke ju treguar 5 tendencat më të fundit me të cilatt do të dukeni elegante dhe mund t'i vishni në çdo rast.  

Këpucë me platformë

Sigurohuni të mos i mungojnë gardërobës suaj, këto

Këtë pranverë, përqëdrohuni tek këpucët me platformë, pasi duket se nuk do të ikin së shpejti nga moda. Ato do t’ju bëjnë të dukeni më të gjata, por ndryshe nga takat janë më të rehatshme.

Mokasinot

Sigurohuni të mos i mungojnë gardërobës suaj, këto

Mokasinot nuk njohin stinë. Ato mund t’i kombinoni me pantallona të gjera, funde të shkurtra dhe fustane. Me to nuk ka sesi të mos dukeni shik.

Balerinat

Sigurohuni të mos i mungojnë gardërobës suaj, këto

Kemi folur dhe më parë për balerinat pasi ato janë trendi i këtij viti. Nëse doni të dukeni të ëmbla dhe të thjeshta, balerinat janë për ju.

Këpucët “Mary Jane”

Sigurohuni të mos i mungojnë gardërobës suaj, këto

Doni të tërhiqni vëmendjen dhe të tregoni se nuk keni një stil të zakonshëm? Këpucët “Mary Jane” janë për ju. Ato janë quajtur këpucët më “In” të momentit nga stilitstët e Hollivudit.

Atletet retro

Sigurohuni të mos i mungojnë gardërobës suaj, këto

Nuk ka si atletet apo jo! Këtë pranverë ne ju sugjerojmë t’i bashkoheni trendit të atleteve retro, atyre të viteve ’90 të cilat i shohim kudo në platforma si “TikTok-u” dhe “Instagram-i”. Mendimi ynë, merrini në ngjyra neutrale si e bardha apo grija. Ah dhe mos harroni, ato nuk dalin kurrë nga moda.

Horoskop