
Imitimi i Eva Alikajt për fëmijët e komunitetit rom shkakton debat në rrjetet sociale
Aktorja dhe ish-banorja e "Big Brother Vip" Eva Alikaj ka ndarë një ngjarje që i ka ndodhur me fëmijët e komuntitit rom. Alikaj e ftuar...
E zezë, e bardhë, bezhë, e artë… dhe E KUQE. Simboli më i fuqishëm i bukurisë, i lidhur në mënyrë të pashmangshme me historinë e htëpisë së modës dhe me gramatikën e stilit, e kuqja ilustron pasionin e CHANEL për ngjyrat. E veshur me krenari apo e vënë thjesht si një shenjë pikësimi në fund të një fjalie, kjo ngjyrë personifikon kaq shumë fuqi dhe liri- në lëvizje e në mendim- aq sa Gabrielle Chanel donte t’ua dhuronte femrave kur krijoi buzëkuqin e parë në vitin 1924.
Duke nisur nga ky këndvështrim avangardë rrodhi edhe ky ndikim i pamohueshëm. Krijimtaria e saj ishte ajo çka nxiti CHANEL të zhvillonte më tej këtë mjeshtëri, duke e shndërruar të kuqen në ngjyrën e saj. Me një përsosuri të pafundme, e rikrijuar në një mori nuancash, teksturash apo aplikimesh, i kuqi origjinal i CHANEL u ka hapur rrugë krijimeve klasike që tanimë gëzojnë një klas të vetin.
JOSHJE DHE VEÇANTI
Gruaja e parë në botën e modës që përqafoi vërtet këtë produkt bukurie, Madmazela, pati një vizion për të kombinuar estetikën, thjeshtësinë dhe përdorshmërinë. Ajo ndoqi këtë vizion dhe vijoi duke i dhuruar të kuqit të buzëve një vend të veçantë në çantën e saj legjendare, e që prej asaj kohe mbetet ende një produkt thelbësor. Joshjes dhe prakticitetit të markës, CHANEL i shtoi edhe aspektin vizionar të të guxuarit, duke prezantuar nuanca të së kuqes që nuk ishin parë më herët, larmi të ngjyrës të frymëzuar nga epoka të ndryshme, të frymëzuar nga një shoqëri që përparon me ritmin e femrave. E kuqja, sikurse një jehonë e epokës është një pasqyrim i jetëve dhe i personaliteteve të femrave-të të gjitha femrave. E kuqja simbolizon një pasqyrë të emocioneve dhe dëshirave të tyre, një shprehi të natyrës së veçantë, të joshjes dhe mundësive të pafundme që u jepen.
Me maturi kundrejt sekreteve dhe finesës, Shtëpia e Modës po e çon ngjyrën e kuqe në kulminacione të reja me dy interpretime, që tani më shumë se kurrë shfaqin veçanti dhe njëherazi mori.
Në janar 2023, CHANEL do të nxjerrë ROUGE ALLURE VELVET, standardin e artë të të kuqit të buzëve: 20 ngjyrime do të shërbejnë si baza për nuancat e reja bazë, të krijuara për t’iu përshtatur çdo personaliteti apo çdo tonaliteti lëkure.
Për t’u zhytur edhe më thellë në botën e së kuqes, CHANEL e ka shndërruar këtë larmi të re në fokusin e koleksionit PRANVERË-VERË, në të cilin shfaqen aspektet më misterioze dhe më të fuqishme të ngjyrës. Shtëpia ka krijuar disa tonalitete dhe i ka përdorur për të kompozuar një sërë harmonish, sa delikate, aq edhe të thella, sa natyrale, aq edhe të guximshme. Një angazhim rrënjësor ky për të ideuar joshjen dhe ekuilibrin e përsosur mes së thjeshtës dhe spektakolares, i cili i jep mundësinë çdo femre të shkruajë historinë e saj legjendare, sikurse Gabrielle Chanel.
“Nëse ndihesh e trishtuar, zemërthyer, ngrihuni, vishuni bukur, vendosni buzëkuqin dhe sulmoni.” (Gabrielle Chanel)
NJË FORMULË PA KOMPROMISE
Kur doli në treg në vitin 2011, ROUGE ALLURE VELVET bashkoi boshllëkun mes toneve mat dhe të shndritshme për herë të parë. Në ditët e sotme, formula e tij përmban pigmente ultra-fine për një ngjyrë të thellë dhe që zgjat. Përmban, gjithashtu, edhe pigmente në ngjyrë perle, duke i dhënë secilës nuancë sateni në kadife, një cilësi të shndritshme të pashembullt. Sa me mbulim të plotë, aq edhe sensual, i kombinuar me vaj kastori dhe gjalpë shea, të cilët kanë veti zbutëse dhe garantojnë një aplikim të rehatshëm. Formula e tij unike ngjason me një lëkurë të dytë që ofron një përvojë ndijore të pakrahasueshme
Aktorja dhe ish-banorja e "Big Brother Vip" Eva Alikaj ka ndarë një ngjarje që i ka ndodhur me fëmijët e komuntitit rom. Alikaj e ftuar...
Nga Paolo Fox UJORI: Punonjësit mund të mendojnë se në përgjithësi është mirë të punosh vetë, t&e...
Nga Paolo Fox SHIGJETARI: Marsi dhe Venusi do ta mbështetin shenjën tuaj që nga data 5. Ana financiare është e vetmja anë ...