Mirëqenie / 18 Prill 2023, 19:53

Pasi ta provoni s'do hiqni kurrë dorë prej tij, ky krem është burimi i pashtershëm i rinisë së përjetshme

Pasi ta provoni s'do hiqni kurrë dorë prej tij, ky krem

“Fytyra është pasqyra që rrëfen ngjarjet e shpirtit; kujdesuni mirë për të.” Gabrielle Chanel

Duke krijuar një stil  që ishte tërësisht i shpenguar, Gabrielle Chanel u ofroi femrave diçka revolucionare: lirinë. Lirinë për të lëvizur, për të jetuar, për të qenë vetvetja. Një nevojë kaq e thjeshtë, e njëherazi me rrënjë kaq të thella dhe e panegociueshme. Liria ka qenë gjithnjë krah për krah me një dëshirë tjetër që po lind; për të udhëtuar dhe për të zbuluar botën. Me një shpirt nomad, lëvizja ka qenë zemra dhe shpirti i vizionit të krijuese dhe themeli i çdo krijimi të CHANEL. Ky parim ka udhëhequr edhe krijimin e SUBLIMAGE, një linjë kujdesi për lëkurën që në vetvete është rezultat i një rrugëtimi dhe që fillesën e ka marrë prej një ideje të paprecedentë mbi bukurinë, shkrirjen e produkteve me efikasitet të lartë me kënaqësinë.

Përtej pasqyrimit të një siluete apo një imazhi në pasqyrë, tipari dominues i Gabrielle Chanel dhe i filozofisë hedoniste që qëndron pas SUBLIMAGE ofron tani më shumë se kurrë një ftesë për të përjetuar një rrugëtim tjetër të pakohë dhe pa kufij: rrugëtimin drejt vetes. E thënë ndryshe, si të radhitim lëvizjet e trupave tanë në harmoni me jetët tona të brendshme.

Gabrielle Chanel ka pranuar se ajo mund të udhëtojë nëpër të gjithë botën vetëm me katër palë këpucë. Me po të njëjtin shpirt të thjeshtësisë elegante, SUBLIMAGE na fton të mbartim esencën e bukurisë së linjës së saj bashkë me ne. Për këtë linjë të jashtëzakonshme të kujdesit të lëkurës,  CHANEL ka krijuar objekte të reja portative të stolisura me luks. Madje, ngjasojnë me hajmali, pa të cilat nuk jetojmë dot, që na lejojnë të përjetojmë sublimen dhe të shprehim plotësisht personalitetet tona duke shndritur dritëzat tona të brendshme, kurdo dhe kudo.

Me SUBLIMAGE, udhëtojmë përtej pasqyrës dhe nisemi drejt një prej udhëtimeve më të çmuara.

Pasi ta provoni s'do hiqni kurrë dorë prej tij, ky krem

KAPËRCE KUFIJTË DHE TEJZGJAT RRUGËTIMIN DREJT SKUTAVE MË TË ERRËTA TË VETES

Të zezës, së bardhës, ngjyrave të vaniljes iu bashkëngjitet edhe një ngjyrë legjendare e CHANEL: e arta. SUBLIMAGE La Crème e përfshin këtë ngjyrë në kontenitorët e qelqit, të cilët mbyllen me kapakë të zinj dhe janë zbukuruar nga një spatul e hollë dhe e artë prej çeliku të pastër dhe titani. Një produkt kaq luksoz që gati-gati ju lutet ta merrni kudo me vete, në aventurat tuaja të largëta apo në rrugëtimin tuaj drejt vetes.

Për të shoqëruar pikërisht këtë liri të ndryshimeve të brendshme, CHANEL ka përmirësuar koleksionin  SUBLIMAGE me kontenitorë të rinj me dy përbërës. Krijuar për çdo variant të ikonikes SUBLIMAGE La Crème — Suprême, Universelle and Fine — ato kombinojnë ambalazhe me standarde ekologjike duke iu ofruar përdorueseve lirinë për të plotësuar dëshirat e tyre më të shfrenuara.

Elegante, paketime të riciklueshme që mund të vendosen brenda kontenitorëve të qelqit të La Crème në shtëpinë tuaj dhe që mund të hiqen sa herë që dëshironi, sa herë që brenda jush lind dëshira për t’u arratisur. Të lehta dhe praktike, këto xhevahire të ndashme kozmetike, të bëra me alumin të larë në flori mbyllen nga një kapak, ku janë stampuar 2 C.  Janë lehtësisht të transportueshme dhe mund të futen në një çantë pa u rrezikuar nga një udhëtim problematik.

Kjo është thjeshtësia e një disenjimi luksoz dhe që rimbushet. Thjeshtësia e përvojës së një përdoruesi, që kombinon funksionalitetin dhe estetikën. Thjeshtësia e një dëshire për ta shndërruar SUBLIMAGE në dritën që na udhëheq në çdo rrugëtim. Asgjë më shumë e asgjë më pak, një produkt luksoz që shndërrohet në thelbësor në një mënyrë të atillë duke ngjasuar me kuintesencën e CHANEL, shembulli i lirisë për të qenë vetvetja.

Horoskop