
Imitimi i Eva Alikajt për fëmijët e komunitetit rom shkakton debat në rrjetet sociale
Aktorja dhe ish-banorja e "Big Brother Vip" Eva Alikaj ka ndarë një ngjarje që i ka ndodhur me fëmijët e komuntitit rom. Alikaj e ftuar...
Erdhi koha që gradualisht të heqim dorë nga xhinset dhe pantallonat të cilat kanë qenë pjesë e gardërobës për dy sezonet e kaluara. Le të nisim të përqafojmë një stil paksa më të ëmbël e të freskët dhe fundet janë zgjedhja ideale. Ato vijnë në gjatësi dhe pëlhura të ndryshme dhe cilindo model të zgjdhni, dijeni se do të dukeni bukur. Megjithatë, me trendet që ikin e vijnë duke ndryshuar nga muaji në muaj, ndonjëherë e kemi të vështirë të mësohemi me secilin prej tyre.
Trendi më i fundit për këtë pranverë është fundi saten.
Fundi saten është një ndër tendencat më interesante të vitit 2023 të cilën e kemi parë nëpër pasarela mode dhe tek të famshmit e Hollivudit. Ata po kombinojnë këtë fund në forma të ndryshme nga balerinat tek xhaketat e lëkurës. Atë mund ta vishni për çdo rast, nga eventet e punës tek takimet romantike buzë bregut të detit, pasi me një fund sateni do të dukeni gjithnjë elegante, me stil dhe ah po…në modë. Kjo veshje nuk ka sesi të mos jetë në modë, pasi ia pamë së fundmi Chiara Ferragni-t, blogeres, modeles dhe sipërmarrëses së famshme italiane. Si çdo “look” që Chiara zgjedh të veshë, fundi u bë mjaft viral dhe mund të themi me plot gojë se na influencoi.
Teksa ishte me pushime në Dubai me bashkëshortin e saj Fedez dhe dy fëmijët e tyre Leone dhe Vittoria, ajo ka postuar disa foto të cilat u pëlqyen menjëherë nga fansat pasi dukej shumë sensuale dhe e sofistikuar. Ky fund ka një gjatësi mesatare duke e bërë shumë praktik. Ai është me bel të lartë dhe ka një çarje në pjesën e përparme që e bën ideal për të dalë darkave. Veçantia e tij qëndron tek drita që reflektohet nga lloji i pëlhurës i cili është perfekt për një foto “Instagram-i”. Ne sugjerojmë që ta kombinoni këtë fund me një këmishë ngjyrë krem dhe sandale “nude” me pak takë. Na besoni kur ju themi se do të shkëlqeni!
Aktorja dhe ish-banorja e "Big Brother Vip" Eva Alikaj ka ndarë një ngjarje që i ka ndodhur me fëmijët e komuntitit rom. Alikaj e ftuar...
Nga Paolo Fox UJORI: Punonjësit mund të mendojnë se në përgjithësi është mirë të punosh vetë, t&e...
Nga Paolo Fox SHIGJETARI: Marsi dhe Venusi do ta mbështetin shenjën tuaj që nga data 5. Ana financiare është e vetmja anë ...