
Imitimi i Eva Alikajt për fëmijët e komunitetit rom shkakton debat në rrjetet sociale
Aktorja dhe ish-banorja e "Big Brother Vip" Eva Alikaj ka ndarë një ngjarje që i ka ndodhur me fëmijët e komuntitit rom. Alikaj e ftuar...
Takimet e para janë emocionuese, paksa “të frikshme” dhe ndonjëherë kthehen në momente romantike të paharrueshme. Megjithatë, shumë vajza e gra tregojnë se ato marrin edhe kthesa të paparashikuara nga ku mezi presin të ngrihen nga tavolina. Përse? Psikologët e çifteve shpjegojnë se temat që diskutohen në takimin e parë janë shumë të rëndësishme pasi mund të tregojnë rreth personalitetit të personit me të cilin dalim në takim.
Për t’ju ardhur në ndihmë faqja e takimeve romantike “Zoosk” ka përgatitur një listë me tre gjëra që DUHET dhe NUK DUHET të thoni kurrsesi në takimin e parë:
Flisni për:
Fëmijët
Nëse jeni mbi 25 vjeç, studimet tregojnë se është e rëndësishme të flisni rreth dëshirës dhe mundësive për t’u bërë me fëmijë. 41% e grave nga e gjithë bota duan ta diskutojnë këtë temë në takimin e parë ose menjëherë pas tij. Sipas sondazhit ato treguan se është thelbësore të diskutojnë nëse ndajnë të njëjtën qasje me partnerin e tyre potencial. Nga ana tjetër, burrat duan të diskutojnë që në takimin e parë nëse kanë fëmijë nga martesa e kaluar. Kështu, të dyja palët janë të informuara dhe mund të vazhdojnë të vendosin nëse kanë pika lidhëse me personin në fjalë.
Punën
66% e burrave duan të diskutojnë menjëherë nëse janë të punësuar si dhe duan të ndajnë emrin e pozicionit që kanë. Studimi tregoi se për të dyja gjinitë, aspiratat për karrierë dhe përpjekjet për siguri financiare mund të përcaktojnë jetëgjatësinë e një marrëdhënieje. Të pasurit të njëjtën filozofi për mënyrën sesi e konceptojnë suksesin shihej si diçka joshëse nga të dyja palët.
Informacione bazë
Jini të sinqertë me informacione në lidhje me divorce të shkuara, probleme shëndetësore të mëdha dhe probleme me drejtësinë. Askush nuk do t’i futet telasheve nëse ka një mundësi për t’i evituar ato. Për sa kohë informacionet nuk janë edhe aq “serioze”, nuk do të hasni asnjë problem gjatë takimit.
Mos flisni për:
Paratë
Sipas sondazhit të zhvilluar nga “Zoosk”, vetëm 8% e njerëzve ishin të interesuar të dinin rreth gjendjes financiare dhe të ardhurave mujore të personit me të cilin po dilnin në takim. Shumica ishin të interesuar të dinin vetëm për nivelin e avancimit në karrierë pa i’u futur detajeve të shumta të cilat mund ta vendosin personin tjetër në siklet. Terapistët e çifteve gjithashtu tregojnë se diskutimi për paratë mund të lihet për takimin e tretë dhe të katërt.
Numrin e partnerëve të mëparshëm
Sigurisht që historitë e shkuara romantike ngjallin kuriozitet në jetën e çdo çifti të ri, por takimi i parë nuk është momenti i duhur për të folur për numrin e partnerëve të mëparshëm pasi ky informacion mund ta bëjë tjetrin të ndihet jo rehat.
Dëshirat e fshehta seksuale
60% e burrave dhe 90% e grave u shprehën se nuk dëshirojnë të dinë rreth dëshirva seksuale specifike të dikujt që në takimin e parë, pasi iu duket shumë shpejt. Këshillohet që këto biseda të bëhen pas takimit të tretë në rast se shihni që keni shumë tërheqje fizike.
Aktorja dhe ish-banorja e "Big Brother Vip" Eva Alikaj ka ndarë një ngjarje që i ka ndodhur me fëmijët e komuntitit rom. Alikaj e ftuar...
Nga Paolo Fox UJORI: Punonjësit mund të mendojnë se në përgjithësi është mirë të punosh vetë, t&e...
Nga Paolo Fox SHIGJETARI: Marsi dhe Venusi do ta mbështetin shenjën tuaj që nga data 5. Ana financiare është e vetmja anë ...