Astroliving / 21 Prill 2023, 11:06

Sot Mërkuri hyn në prapavijë, këto janë shenjat që do të ndikohen më shumë

Sot Mërkuri hyn në prapavijë, këto janë shenjat që

Mërkuri, planeti i komunikimit dhe logjikës ka gjithnjë një anë të errët. Sot ai është futur në prapavijë në orën 4:35. Ndonëse ndikimi i vërtetë i Mërkurit sapo ka filluar, mund të themi se efektet e para kemi nisur t’i shohim që nga data 7 prill. Prapavija e cila do të ndodhë në shenjën e Demit, do të zgjasë deri në datë 14 maj. Kur kemi të bëjmë me këtë ndryshim astrologjik e astronomik, dijeni se kjo nuk është koha e përshtatshme për të filluar diçka të re. Kjo është një periudhë reflektimi, ndaj bëni paqe me të kaluarën. Mos prisni që gjithçka të ecë sipas planit që keni parashikuar pasi do të përjetoni vonesa dhe probleme në komunikim. Për shkak se Demi është shenja e parave, luksit, dashurisë dhe stabilitetit, kjo prapavijë do të ketë një ndikim të madh në vetëvlerësimin dhe ndjenjën e kontrollit.

Këto janë 4 shenjat e zodiakut të cilat do të ndikohen më shumë:

DEMI: Forca, pasi këto tre javë nuk do të kalojnë edhe aq ngadalë për ju, megjithatë duhet të bëni kujdes. Kjo prapavijë prek shtëpinë tuaj të parë, atë të vetes duke bërë të mos ndiheni mirë me pamjen tuaj të jashtme. Do të vini re se do të keni probleme me vetëbesimin dhe mund të krijoni mendime të cilat nuk janë të vërteta. Ndryshe nga zakonisht, do nisë t’ju interesojë mendimi që të tjerët kanë për ju dhe presioni për të arritur “perfeksionin” do të rritet. Kjo krizë identiteti nuk ju duhet gjatë kësaj periudhe, pasi do të humbisni fokusin nga angazhime të rëndësishme në karrierë. Merrni kohë për veten dhe mos merrni vendime për të ndryshuar pamjen deri në datë 14 maj. Pas përfundimit të prapavijës do ta shihni veten ashtu si më parë dhe do të ndiheni më të fuqishëm se kurrë.

BINJAKËT: Mërkuri në prapavijë ka gjithmonë një ndikim të madh tek ju Binjakë, pasi ai është planeti juaj. Kjo prapavijë do të prekë shtëpinë tuaj të 12-ë, atë të të pa-ndërgjegjshmes. Mund të ndiheni më introvertë se zakonisht sepse këto ndryshime kozmike do t’ju ulin energjinë sociale duke ju bërë të ndiheni më të lodhur. Dëgjoni zërin tuaj të brendshëm i cili ju thotë se një marrëdhënie e ka plotësuar ciklin e saj. Nuk do të ecni përpara derisa të kuptoni se kjo lidhje nuk ka më asnjë ndikim pozitiv në jetën tuaj dhe duhet të hiqni dorë prej saj. Vetëm kështu do të gjeni paqe.

VIRGJËRESHA: Prapavija do të prekë shtëpinë tuaj të nëntë, atë të ndryshimit të perspektivave. Gjatë kësaj periudhe përgatituni të vizitoni situata dhe vende që mendonit se i kishit lënë në të shkuarën. Do të mbylleni në vetvete dhe do të bëheni shumë nostalgjikë. Ndjeni se ka ardhur momenti të bëni një ndryshim të madh në jetën tuaj, por nuk ndiheni gati dhe kjo ju bën të kapeni pas së kaluarës. Mërkuri ju inkurajon të gjeni të vërtetën që dikur e dinit, por e keni harruar. Mos merrni vendime të rëndësishme deri në fund të prapavijës, por nisni të përgatiteni shpirtërisht për ndryshime.

AKPREPI: 2023-shi ka qenë një vit i mbarë dhe me fat për ju, pasi keni nisur të vendosni një ekuilibër të shëndetshëm midis "unë" dhe "ne". Kjo prapavijë ju këshillon të shihni sjelljet e njerëzve tuaj më të afërt me kujdes, pasi do të prekë pikërisht shtëpinë tuaj të shtatë, atë të aleatëve dhe armiqve. Ruhuni nga konfliktet dhe keqkuptimet, sidomos ato që kanë lindur që vitin e kaluar. Një ish partner mund të kthehet duke dashur një mundësi të dytë. Këshilla jonë është të vazhdoni përpara. Mos iu ktheni të shkuarës dhe kini kujdes në komunikimin me eprorët dhe miqtë tuaj të afërt.  

Horoskop