
Imitimi i Eva Alikajt për fëmijët e komunitetit rom shkakton debat në rrjetet sociale
Aktorja dhe ish-banorja e "Big Brother Vip" Eva Alikaj ka ndarë një ngjarje që i ka ndodhur me fëmijët e komuntitit rom. Alikaj e ftuar...
Në momentin e parë kur morëm vesh se Evi Reçit i ishte besuar drejtimi i programit “Vizioni i pasdites”, të gjithë menduam njëzëri “Po Evi sikur është këngëtare, ç’mund të bëjë vallë në ekran?”, por vazhdimi provoi krejt të kundërtën. Artistja e mirënjohur ia doli të fitojë zemrat e teleshikuesve me elokuencën, ëmbëlsinë dhe stilin e saj të larmishëm, krejt ndryshe nga ngjyrat dhe prerjet monotone që “lundrojnë” rëndomtë në media. Evi është gjithnjë elegante në daljet e saj publike, por doni të dini si është ajo në përditshmëri? Po aq e kuruar si gjithmonë, megjithatë sot do të ndalemi te çanta e saj, më saktë vendosëm që të zhbirojmë brenda saj.
Nëse jeni nga ata njerëz që nuk i gjeni kurrë në çantë çelësat e shtëpisë apo të makinës, bëni si Evi: “lidhini” bashkë dhe për t’i dalluar përdorni ndonjë aksesor të dukshëm, si p.sh një pelush rozë. Ndonëse teknologjia na ka lehtësuar jetën, Evi është “old school” dhe mban me vete gjithmonë një axhendë për të marrë shënime, por edhe për të ruajtur disa fotografi që kanë vlerë për të. Në çantën e Evi Reçit gjendet një arsenal produktesh kozmetike si rimel,concealer, mprehëse lapsash.
E dini çfarë e zëvenson më së miri telefonin? Libri. Për këtë arsye Evi e mban një të tillë me vete. Këngëtarja e njohur beson shumë në energjinë e njerëzve dhe për të mbajtur sa më larg atë negative, ajo nuk del nga shtëpia pa kristalet e saj. E dini çfarë nuk mungon kurrë në çantën e një DEMI? Ushqiiiiiiiiiiiim, ndaj nëse jeni afër Evit s'do të vuani kurrë për të ngrënë. Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme:
Aktorja dhe ish-banorja e "Big Brother Vip" Eva Alikaj ka ndarë një ngjarje që i ka ndodhur me fëmijët e komuntitit rom. Alikaj e ftuar...
Nga Paolo Fox UJORI: Punonjësit mund të mendojnë se në përgjithësi është mirë të punosh vetë, t&e...
Nga Paolo Fox SHIGJETARI: Marsi dhe Venusi do ta mbështetin shenjën tuaj që nga data 5. Ana financiare është e vetmja anë ...