
Imitimi i Eva Alikajt për fëmijët e komunitetit rom shkakton debat në rrjetet sociale
Aktorja dhe ish-banorja e "Big Brother Vip" Eva Alikaj ka ndarë një ngjarje që i ka ndodhur me fëmijët e komuntitit rom. Alikaj e ftuar...
Nga: Denada Nako
Bota e sotme ecën me ritme të shpejta, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë krijimin e një regjimi ushqimor dhe kultivimin e zakoneve të shëndetshme. Të ushqyerit mirë, mbajtja e trupit në formë dhe kontrolli i ndjesisë së urisë ndonëse ndonjëherë na duken të vështira për t’u arritur, por nuk janë të pamundura. Në vijim, dëshirojmë të ndajmë me ju disa këshila të cilat mund t’ju vijnë në ndihmë:
Sekreti i parë: Gjatë ditës mundohuni të konsumoni disa vakte të vogla. Mëngjes i mirë me drithëra, mesditë me fruta, drekë me produkte peshku ose perime, pasdite me lëng frutash dhe darkë e lehtë bulmeti ose proteinash bimore.
Sekreti i dytë: Evitoni pijet alkoolike, sidomos gjatë javës.
Sekreti i tretë: Konsumoni lëngje frutash dhe pini sa sa më shumë ujë. Përpiquni të evitoni pijet e gazuara dhe ato energjike.
Sekreti i katërt: Mundohuni që gjatë ditës të bëni sa më shumë detoks, një termus me vete, me ujë dhe suplemente detoks ose me ujë dhe perime/fruta me veti detokifikuese.
Sekreti i pestë: Mundohuni të evitoni ushqimet e thata, sepse janë një nga arsyet kryesore të “fryrjes” nga e cila vuajnë shumica prej nesh. Konsumoni shqime të lehta që ndihmojnë tretjen.
Sekreti i gjashtë: Mundohuni të evitoni brumërat, sheqernat dhe yndyrnat e tepërta. Për shembull, në vend të mishit të kuq dhe të skuqur me shumë yndyrë, mund të konsumoni mish të bardhë të zierë.
Sekreti i shtatë: Bindeni veten tuaj që duhet të merreni me aktivitet fizik. Një vrap i lehtë në ajër të pastër, ju ndihmon në reduktimin e stresit, të cilin shumica e njerëzve përpiqen ta menaxhojnë me anë të ushqimit.
Sekreti i tetë: Është e rëndësishme të përcaktoni grupin tuaj të gjakut, pasi ndikon në klasifikimin e ushqimeve të përshtatshme për trupin tuaj.
Sekreti i nëntë: gjeni pak kohë t'i thoni vetes që do të kujdeseni më shumë për të, duke ngrënë shëndetshëm dhe duke bërë aktivitet fizik. Kush më shumë se ju do ju ndihmojë për të dashur edhe më shumë veten tuaj?!
Aktorja dhe ish-banorja e "Big Brother Vip" Eva Alikaj ka ndarë një ngjarje që i ka ndodhur me fëmijët e komuntitit rom. Alikaj e ftuar...
Nga Paolo Fox UJORI: Punonjësit mund të mendojnë se në përgjithësi është mirë të punosh vetë, t&e...
Nga Paolo Fox SHIGJETARI: Marsi dhe Venusi do ta mbështetin shenjën tuaj që nga data 5. Ana financiare është e vetmja anë ...