Modë / 28 Prill 2023, 12:59

"Trendy" dhe të kuruara, këto janë tendencat më të reja të aksesorëve për pranverë/verë 2023

"Trendy" dhe të kuruara, këto janë tendencat më

Është e habitshme sesi disa elemente të vogla mund të ndryshojnë tërësisht “look-un”. Dihet se aksesorët i shtojnë veshjes stil dhe dhe personalitet. Duke qenë se përzgjedhja e tyre është shumë personale, mund t’ju ndihmojnë të shpalosni edhe një pjesë të individualitetit dhe japin mesazhe të fuqishme. Në vijim dëshirojmë t’ju tregojmë disa nga aksesorët më “IN” të momentit për pranverë/verë 2023. Me to do të dukeni thjesht mahnitëse.

Kapuçët “Balaclava”

"Trendy" dhe të kuruara, këto janë tendencat më

Moda dhe stili i rrugës, sidomos në Shtetet e Bashkuara ka nisur integrimin e këtyre kapuçëve që prej vitit të kaluar. Shpejt ato u bënë trend edhe në Evropë dhe krijojnë idenë se jeni një person me stil të veçantë dhe që nuk ka frikë të eksperimentojë. Ato janë perfekte për kohën e freskët të pranverës dhe mund të zgjidhni ngjyra të ndryshme në bazë të veshjes suaj. Ne ju këshillojmë përdorimin e ngjyrave neutrale si e zeza, grija dhe e bardha.

Çorapet e gjata

"Trendy" dhe të kuruara, këto janë tendencat më

Çorapet e gjata deri tek gjuri janë rikthyer zyrtarisht në modë. Ato mund t’i kombinoni me funde dhe fustane të shkurtra dhe na besoni se do të ngjani shumë bukur. Ju këshillojmë që t’i vishni me këpucë me platformë dhe me një xhaketë të gjatë lëkure.

Shallet shumëngjyrëshe

"Trendy" dhe të kuruara, këto janë tendencat më

Pranvera është stina e ngjyrave, ndaj ndoshta do të ishte mirë të shtonit një aksesor shumëngjyrësh në gardërobën tuaj. Influenceret e “Instagram-it” po veshin shalle me ngjyra të ndezura për t’i dhënë pak jetë rrobave neutrale.

Çantat e vogla ngjyrë neoni

"Trendy" dhe të kuruara, këto janë tendencat më

Ngjyrat neon janë trendi i 5 vjeçarit të fundit. Ato rikthehen çdo sezon në forma të ndryshme dhe kësaj radhe vijnë në trajtën e çantave të vogla me ngjyrë të gjelbërt. Me to, dijeni se do të bini menjëherë në sy dhe janë lehtësisht të kombinueshme në veshja juaj është tërësisht e zezë.

Vathët e mëdhenj

"Trendy" dhe të kuruara, këto janë tendencat më

Vathët e mëdhenj me ngjyra të ndezura dhe disajne të pazakonta janë kryefjala e botës së modës për këtë sezon. Sigurohuni vetëm të gjeni një madhësi e cila i përshtatet formës suaj të fytyrës. Për fytyrat me formë ovale, vathët e gjatë janë një zgjedhje e mirë. Vathët me gurë të mëdhenj janë perfektë për fytyrat në formë zemre, ndërsa perlat dhe bizhuteritë e rrumbullakëta, i japin butësi fytyrave me formë katrore.

Horoskop