
Imitimi i Eva Alikajt për fëmijët e komunitetit rom shkakton debat në rrjetet sociale
Aktorja dhe ish-banorja e "Big Brother Vip" Eva Alikaj ka ndarë një ngjarje që i ka ndodhur me fëmijët e komuntitit rom. Alikaj e ftuar...
Bota e larmishme e modës po përjeton ndryshime të vazhdueshme dhe këtë e shohim në krijimin e trendeve të reja të cilat ikin dhe vijnë. Disa prej tyre, nguliten thellë në mendjen e njerëzve dhe ndër to mund të përmendim momentin ikonik në të cilin Bella Hadid dhe “Uggs-at” e saj thyen rrjetin. Më pas ishte këngëtarja Doja Cat e cila bëri bujë me “look-un” e mbushur me kristale “Swarovski” nga koka te këmbët. Ndonëse këto paraqitje mbushën portalet e modës dhe rrjetet sociale, ishte trendi i çuditshëm i getave të cilat kishin veshur motrat Kardashian, që i habiti të gjithë. Kjo tendencë dominoi fundin e vitit 2022 dhe vazhdon edhe sot të përmendet në platforma si “TikTok-u” dhe “Instagram-i”. Kendall Jenner ishte ajo e cila i bëri virale këto geta, pasi i veshi me të brendshme në vend të pantallonave. Po, e lexuat saktë. Pa fund, pa fustan, vetëm me të brendshme. Ky është një kombinim shumë i guximshëm dhe aspak i lehtë për t’u provuar në përditshmëri.
Getat-pantallona, duket se janë një vazhdim i modës së balerinës i cili u rikthye fuqishëm këtë vit duke marrë parasysh fotot e influencerave me sandale dhe funde që i ngjasojnë veshjes tipike të një balerine klasike. Ato tashmë janë përqafuar dhe nga marka luksoze si Bottega Veneta, Coperni dhe Tom Ford ndër të tjera. Një përdoruese e famshme e “Tik-Tok-ut” me emrin Madison Rae, u bë pjesë e këtij trendi dhe u shpreh: “Getat-pantallona janë perfekte nëse dëshironi të dilni nga zona juaj e rehatisë. Sinqerisht, ngela duke i parë kudo në internet dhe si një vajzë që më pëlqen moda dhe eksperimentet me veshjet, doja se s’bën t’i provoja.” Ajo shpjegoi se i stiloi këto geta me taka me platformë të lartë dhe një xhaketë sportive dhe silueta e krijuar i pëlqente shumë.
Sigurisht, të mos veshësh pantallona në publik është një zgjedhje që jo çdokush do e provonte dhe jemi të sigurt se vetëm modelet dhe influenceret me famë botërore do të kishin guximin të dilnin me to në publik. Mund të themi se moda po del gradualisht nga kufinjtë e veshjeve të së përditshmërisë tonë kaotike dhe jetës "së zakonshme". Po ju ç’mendim keni për getat në fjalë?
Aktorja dhe ish-banorja e "Big Brother Vip" Eva Alikaj ka ndarë një ngjarje që i ka ndodhur me fëmijët e komuntitit rom. Alikaj e ftuar...
Nga Paolo Fox UJORI: Punonjësit mund të mendojnë se në përgjithësi është mirë të punosh vetë, t&e...
Nga Paolo Fox SHIGJETARI: Marsi dhe Venusi do ta mbështetin shenjën tuaj që nga data 5. Ana financiare është e vetmja anë ...