
Duhet ta dini patjetër paraprakisht: Ja si të mbroheni nga alergjia prej diellit
Alergjia nga dielli përfshin njollat e lëkurës pas ekspozimit për një kohë të gjatë në diell. Këto skuqje li...
Një grup studiuesish nga shkolla e mjekësisë në Los Angeles dhe nga universiteti i Tel Avivit në Izrael konfirmuan se mungesa e gjumit ka një impakt të ashpër në mënyrën sesi funksionon sistemi nervor. Për trurin mungesa e gjumit është sikur të jesh i dehur nga alkooli dhe akoma më shumë.
“Zbuluam se mungesa e ushqimit dhe e gjumit i privon neuronet nga aftësia e një mirëfunksionimi. Kjo i hap rrugë gabimeve konjitive për mënyrën se si e perceptojmë dhe reagojmë para botës që na rrethon.” – shpjegon Itzhak Fried. Shkencëtarët studiuan 1200 persona me epilepsi dhe vunë re se konvulsionet nxiteshin nga pagjumësia. Iu kërkua pjesëmarrësve që të kategorizonin imazhe të ndryshme sa më shpejt që të mundnin. U vu re se sa më të pagjumë dhe të lodhur të ishin pjesëmarrësit aq më e vështirë ishte detyra për ta. Mungesa e gjumit i bën qelizat nervore të ngadalta dhe në këtë mënyrë preket komunikimi nervor.
Studiuesit zbuluan se qelizat nervore që vononin në kohë për t’u përgjigjur ishin të lidhura me valë cerebrale më të ngadalta krahasuar me ato që regjistrohen zakonisht gjatë fazave të gjumit dhe se ky aktivitet ndodhte në të njëjtat zona cerebrale. Këto valë të ngadalta ndërpresin aktivitetin cerebral dhe ndikojnë në kryerjen e detyrave. Kjo dukuri sugjeron se zonat e seleksionuara të trurit ishin të përgjumura dhe kjo shkakton gabime mendore, ndërkohë që pjesa tjetër e trurit është e zgjuar dhe funksionon si zakonisht,”- sqaronFried.
Alergjia nga dielli përfshin njollat e lëkurës pas ekspozimit për një kohë të gjatë në diell. Këto skuqje li...
Ka pak artikuj aq thelbësorë sa këmisha prej linoje në gardërobën verore të një femre. Prakticiteti i saj ju lejon ta ...
Klodian Çela, ish-banori i “Big Brother 3” që tronditi opinionin shqiptar pasi pranoi homoseksualitetin për herë të par...