Mirëqenie / 29 Prill 2023, 14:11

Doni flokë të fortë dhe të shëndetshëm? Mjekët kanë kthyer sytë nga natyra dhe rekomandojnë serumin natyral me hithra

Doni flokë të fortë dhe të shëndetshëm?

Rënia e flokëve është një proces mëse normal, por nëse vini re se çdo ditë humbni tufa qimesh gjatë krehjes, e jo vetëm, duhet të mendoni seriozisht për një zgjidhje. Përdorimi i tharëses dhe piastrës, dekolorimi apo edhe ekspozimi i tepruar në diell dobësojnë folikulat e flokëve, të cilat si pasojë këputen më shpejt se zakonisht. Për këtë arsye ju propozojmë të përgatisni një serum 100% natyral për flokët.

Vendosni në zjarr 500 ml ujë dhe lëreni të valojë për 5 minuta. Më pas shtoni një tufe gjethe hithre dhe vazhdoni zierjen për 10-15 minuta të tjera. Filtrojeni dhe shtoni 1 filxhan çaj uthull molle. Aroma e rëndë mund të mos ju pëlqejë të gjithëve kështu që mund t'i hidhni disa pak vaj esencial. Serumin e mësipërm mund ta përdorni çdo ditë mbi flokë të thatë duke sprucuar pak te rrënjët dhe majat, ose pas dushit duke masazhuar gjithë gjatësinë e flokëve. Do të habiteni me rezultatin.

SHËNIM: Hithra është një depo e vërtetë vlerash ushqyese si : vitaminat A, B dhe C, hekur, silic, kalcium, zink, magnez dhe kalium, acide fenolike, antioksidantë, përbërës me veti antiinflamatore etj, që çhelmojnë trupin nga metalet e rënda, parandalojnë formimin e gurëve në veshka, trajtojnë infeksionet urinare, ulin nivelin e kolesterolit të keq në gjak dhe janë një aleat i shkëlqyer për lëkurën dhe flokët.

Horoskop