Mirëqenie / 30 Prill 2023, 12:37

Vuani nga migrena dhe dhimbjet e shpinës, kjo teknikë e lashtë mund t’ju vijë në ndihmë

Vuani nga migrena dhe dhimbjet e shpinës, kjo teknikë e lashtë

Refleksologjia është shkenca dhe arti antik në të cilin një specialist aplikon presion duke përdorur teknika të caktuara në zona të trupit si shputat e këmbëve, duart, veshët dhe hunda. Qëllimi kryesor është lehtësimi i dhimbjeve dhe simptomave të sëmundjeve të ndryshme. Origjina e refleksologjisë është shumë e vjetër. Të shumta janë studimet që tregojnë se kjo shkencë ka lindur në Japoni, ndërkohë që të tjera tregojnë se mund të ketë lindur në Indi ose Egjiptin e lashtë.  Lloji më i njohur i refleksologjisë është refleksologjia padale, ajo e shputave të këmbëve. Sipas kësaj shkence, çdo pjesë e shputës lidhet me një organ të caktuar dhe masazhimi i këtyre pjesëve, ndihmon në mirë-funksionimin e organeve, nxitjen e qarkullimit të gjakut dhe çlirimin e toksinave.

Në emisionin “Ditë pas dite” është ftuar mjeku dhe eksperti i refleksologjisë Danilo Zichichi i cili u ndal tek origjina dhe përfitimet shëndetësore që vijnë nga kjo teknikë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Reflex Zones (@reflexzonestirana)

Danilo Zichichi shpjegoi:

“Refleksologjia është një teknikë shumë e vjetër dhe dokumenti i parë i saj daton që 4000 vite më parë. Refleksologjia moderne ka lindur në vitet 900 dhe i afrohet një teknike teraupike të vërtetë. Dhimbja është një mesazh i qartë që trupi na dërgon. Ai nuk zgjedh rastësisht një vend ku të ndjejë dhimbjen si dhimbja e kokës, e kurrizit apo e këmbës. Ajo dhimbje arrin në atë zonë për një motiv të caktuar. Pra, dhimbja është një sinjal që na sinjalizon në lidhje me diçka, sepse kur lind një simptomë, trupi na tregon dhe mënyrën për të ndërhyrë. Mikrosistemi i shputës së këmbës është më i fuqishmi që ekziston, pasi na lejon të ndërhymë në të gjitha tipologjitë e simptomave. Ky mikrosistem gjendet në periferi dhe është larg çdo organi dhe pjese të trupit. Nëse kemi një dhimbje koke, shpine ose stomaku, me anë të shputës së këmbës mund të punojmë pa prekur zonën që është në tension. Kështu mund të largojmë dhimbjen dhe të punojmë me simptomat e krijuara.  

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Reflex Zones (@reflexzonestirana)

Ka dy arsye kryesore që e bëjnë shputën e këmbës mikrosistemin më të fuqishëm. Arsyeja e parë qëndron në faktin se tek ajo gjenden receptorë të lidhur me sistemin nervor qendror. Arsyeja e dytë qëndron në faktin se harta e këmbës është e kompletuar. Aty pasqyrohen gati të gjitha organet e trupit. Të gjitha llojet e dhimbjeve mund të trajtohën me anë të refleksologjisë së këmbës, nga dhimbjet muskulare tek ato të kokës. Për 90% të trajtimit përdoren vetëm duart. Unë përdor edhe disa instrumente si kupat ose shkopinjtë që shërbejnë për të arritur më në thellësi në disa vende ku dhimbja është me të vërtetë e fortë.  Refleksologjia e ndihmon sistemin imunitar në dy mënyra. Ai fuqizon sistemin dhe pastron trupin nga toksinat në mënyrë që organet të funksionojnë siç duhet. Ajo shërben si një teknikë manuale që e stimulon sistemin limfatik të punojë mirë, të mbledhi të gjithë papastërtitë dhe t’i nxjerrë jashtë.

Ka disa shenja që mund tju bëjnë të kuptoni se duhet të shkoni tek një specialist refleksiologjie. Ajo që mund t’i bjerë në sy dikujt është fryrja e disa zonave në këmbë, sidomos pjesa që pasqyron aparatin tretës. Kjo pjesë duket menjeherë me sy të lirë dhe kur fryhet tregon se aparati tretës është i mbingarkuar.  Kur ju dhemb një zonë e shputës mund të vini re se mund të krijohet edhe ndonjë gungë. Kjo ndodh shumë shpesh dhe njerezit shqeëesohen se kanë një problem me këmbën, por në realitet ajo nuk ka asgjë. Problemin e ka organi i cili lidhet me atë zonë të këmbës. Gjithashtu, zonat ku krijohen kallot tregojnë se organe të caktuara kanë nevojë për ndihmë. Organi që përfaqëson thembrën është legeni. Legeni është i rëndësishëm pasi lidh pjesën e poshtme dhe të sipërme të trupit dhe për këtë arsye ai kalon një stres mekanik të fortë. Aty pasqyrohen edhe organet seksuale femërore dhe mashkullore.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Reflex Zones (@reflexzonestirana)

Horoskop