Mirëqenie / 1 Maj 2023, 19:27

Mjafton një pikë nga ky krem dhe rrathët e zinj poshtë syve do të zhduken si me magji

Mjafton një pikë nga ky krem dhe rrathët e zinj poshtë syve

Netët e vona dhe ekspozimi ndaj faktorëve të dëmshëm gjatë ditës dobësojnë barrierën e lëkurës përreth syve, duke shkaktuar humbjen e hidratimit. Rrathët e zinj, qeset e zeza poshtë syve dhe shenja të tjera të lodhjes bëhen më të dukshme kur lëkura është e hollë duke u dhënë syve një pamje  të plogësht.

Në 2023, CHANEL vazhdon me krijimin e mikrofluidëve që nisi suksesshëm që prej 2015 duke sjellë HYDRA BEAUTY Micro Eye Cream, kremi i parë për sytë mikrofluid nga CHANEL, i cili forcon barrierën e lëkurës, ju mbron nga humbja e hidratimit, zbeh shenjat e lodhjes dhe e i jep shkëlqim fytyrës.  

Mjafton një pikë nga ky krem dhe rrathët e zinj poshtë syve

FUQIA E FORMULES MIKROFLUIDE

Mikrofluidizmi është shkenca që manipulon lëngjet në shkallë mikroskopike. Kjo teknologji çifton dy lloje produktesh në gjendje të lëngët, duke formuar dy mikro-pikëza me përbërës aktiv të formulës. Ky kombinim ofron një përvojë unike ndijore duke ndërthurur ndjesinë e freskisë, lehtësinë e ujit dhe butësinë e një emulsioni.  

Teknologjia mikrofluidike përdoret për të përqendruar fuqinë hidratuese të kameliave të bardha brenda 3,800 mikro-pikëzave, duke ruajtur pastërtinë e përbërësve deri në momentin e aplikimit. Lëkura shfaqet e hidratuar dhe sytë duken të freskët përmes kombinimit të kameliave të bardha, një ekstrakt ky që forcon barrierën e lëkurës për të ruajtur hidratimin. Ekstrakti i algave, që ka në fokus qeset që krijohen poshtë syve, me anë të tetrapeptidi që zotëron efekt antiglicinimi vepron te rrathët e zinj.

Vetitë hidratuese të kameliave të bardha, të përqendruara në mikro-pikëza i dhurojnë HYDRA BEAUTY Micro Crème Yeux cilësi të jashtëzakonshme:

24 orë hidratim 

24 orë mbrojtje kundër humbjes së lagështirës

-33% të shfaqjes së shenjave të lodhjes

-32% shfaqjes së rrathëve të zinj

-18% të shfaqjes së qeseve postë syve

+51% shkëlqim

+69% freski

Mjafton një pikë nga ky krem dhe rrathët e zinj poshtë syve

NJE PERVOJE UNIKE-ME DY NDJESI PERFTUESE

HYDRA BEAUTY Micro Crème Yeux përbëhet nga një krem xhel, një përvojë unike ndijore. Kur janë ende të paprekura, mikro-pikëzat dhurojnë ndjesinë e freskët të ujit. Pas aplikimit, ato bëhen njësh me lëkurën duke krijuar një shtresë mbrojtjeje.

RITUALI I HYDRA BEAUTY PER NJE LEKURE RREZELLITESE

1. Jepini energji dhe theksoni lëkurën me Micro Liquid Essence.

2. Ndriçoni dhe zgjoni sytë me Micro Crème Yeux.

3. Ngjallni lëkurën me serumin Micro.

4. Forconi lëkurën me kremin Micro.

Horoskop