
(Video) Taylor Swift gëlltiti një insekt gjatë koncertit dhe momenti bëhet viral!
Taylor Swift ka nisur turin e koncerteve të saj, në të cilët nuk ka munguar publiku i zjarrtë që qëndron me orë të...
Nga PAOLO FOX
DASHI: Ky muaj është vendimtar në aspektin profesional pasi Jupiteri ka kaluar në shenjën tuaj. Mos u shqetësoni, pasi të ardhurat që keni fituar deri tani, janë të mjaftueshme për një kohë të gjatë. Mos prisni lajme të mëdha, por thjesht vazhdimin e disa projekteve që tashmë kanë filluar mes viteve 2022 dhe 2023. Për të firmosur çdo marrëveshje, duhet të konsultoheni me një profesionist; dikush që merret me çështje ligjore ose burokratike. Ju këshilloj të bëni durim në ditët më të vështira, në datat 10 dhe 22. Është e pashmangshme që të lindin disa diskutime, por do ta keni të lehtë t’i zgjidhni. Vëmendje maksimale ndaj detyrimeve tatimore, ndaj disa gjobave që mund të jenë rezultat i nxitimit të zakonshëm. Të rinjtë e sapo diplomuar janë të favorizuar për të rënë në sy. Përgjigje të reja në qershor.
Gjatë këtij muaji ju këshilloj të jetoni në mënyrë shumë të kujdesshme, veçanërisht nëse keni një histori paralele. Ktheheni në shtëpi shumë të lodhur dhe debatoni për gjënë më të vogël me partnerët. 2023 është gjithashtu viti i mbylljes përfundimtare i të gjitha marrëdhënieve që kanë hasur pengesa. Marsi do të jetë në një aspekt interesant nga e shtuna e datës 20 dhe do t’ju nxitë të veproni siç ju thotë zemra, duke mos hezituar aspak për zgjedhjet tuaja të rëndësishme.
Disa ditë do të jenë më të trazuara: dhjetë ditët e fundit të majit duhen jetuar me qetësi, veçanërisht të hënën 22 dhe të martën 23 kur Hëna do të jetë kundër planetit tuaj. Bëni zgjedhjet tuaja, përpiquni të mos ndikoheni dhe mos harroni të qëndroni të fortë; Marsi favorizon trajtimet dhe terapitë, madje edhe vendimet në lidhje me mirëqenien psikologjike.
DEMI: Prej këtij muaji nis një skenar shumë ngushëllues për shenjën tuaj të horoskopit. Në bazë të përvojave të fituara në të kaluarën mund të arrini rezultate të shkëlqyera. Kjo është arsyeja pse duhet të nënshkruani marrëveshje afatgjata. Horoskopi duhet shfrytëzuar në fazat më të mira dhe maji sinjalizon kapacitetin tuaj maksimal. Jupiteri nis një kalim të bukur në shenjën tuaj duke nisur nga data 16. Rruga e tij do të jetë e veçantë, pasi do të ndeshet me Uranin, planetin e ndryshimeve të papritura. Do të vini re një transformim pozitiv në lidhje me interesat, oraret ose detyrat tuaja. Nëse dëshironi të ndryshoni punë ose kërkoni një të tillë për herë të parë , besoni aftësitë tuaja. Të ardhura të mira, por edhe shpenzime për çështje që lidhen me shtëpinë.
Ky do të jetë një qiell interesant në fushën e ndjenjave. Marrëdhëniet e ftohta kanë marrë fund dhe tani pasionin do ta investoni vetëm në marrëdhënie të rëndësishme. Beqarët duhet të shfrytëzojnë këtë periudhë dhe të marrin vendime, por sidomos të pranojnë të shkojnë në takime me njerëz të rinj. Venusi kalon në shenjën tuaj prej datës 7. Dhe kur yjet janë në favorin tuaj, atëherë edhe ju bëhuni gati dhe mos e humbisni rastin të përjetoni emocione të veçanta. Fillon një fazë shumë e rëndësishme për të gjithë ata që duan të martohen, të jetojnë së bashku, të ligjërojnë një lidhje ose thjesht po mendojnë për një projekt jete së bashku. Janë gjithnjë e më të fortë ata që dëshirojnë të kenë një fëmijë ose të zhvillojnë një projekt të tillë si një punë që duhet bërë në çift.
Një energji e bukur ju përfshin, një muaj rikuperimi për ata që duhet të fillojnë një kurë apo terapi, ditët pas datës 20 do të jenë më të favorshmet. Prania e Jupiterit ju ndihmon për të kuptuar se çfarë nuk shkon. Shmangni situatat stresuese dhe tregohuni të kujdesshëm në fund të muajit, kur Marsi ju del kundër në datat 24, 25 dhe 26, ditë që do të shoqërohen edhe me luhatje humori.
Taylor Swift ka nisur turin e koncerteve të saj, në të cilët nuk ka munguar publiku i zjarrtë që qëndron me orë të...
Çdo vit, mijëra jetë humbin në aksidentet rrugore për shkak të shpejtësisë, konsumit të tepërt të alk...
Alergjia nga dielli përfshin njollat e lëkurës pas ekspozimit për një kohë të gjatë në diell. Këto skuqje li...